TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Ligji i ri i komunikacionit sjell probleme për kompanitë e veturave me qira

nga TËVË 1
2 Qershor, 2024
1
A A
​Ligji i ri i komunikacionit sjell probleme për kompanitë e veturave me qira

Shoqata Rent A car Kosova ka shprehur shqetësimin për ndryshimin e ligjit të komunikacionit, i cili po shkakton probleme të mëdha për bizneset që operojnë me dhënien e veturave me qira. Anëtarë të kësaj shoqate problem e shohin konfiskimin e veturave të kompanive nga ana e Policisë së Kosovës për veprime të klientëve.

Të njëjtit derisa vlerësojnë se ky ligj ka nevojë për rishikim të plotë, thonë se po i dëmton bizneset edhe në aspektin financiar. Ndryshim të ligjit kërkon edhe opozita, derisa nga partia në pushtet kanë deklaruar se janë informuar me problemin që kanë këto kompani, dhe shumë shpejtë do të dalin me një përgjigje konkrete për këtë çështje.

Kryetari i Shoqatës Rent Car Kosova, Albion Shala, i cili përfaqëson rreth 100 anëtarë, biznese të cilat operojnë në dhënien e makinave me qira, thotë se është absurde që të konfiskohet vetura e kompanisë për probleme që ka klienti me ligjin e komunikacionit.

Shala thotë se pas marrjes së ankesave nga anëtarët e kësaj shoqate, do të angazhojnë një avokat dhe do t’i drejtohen Ministrisë së Infrastrukturës që të bëhet ndryshimi i këtij ligji.

Ai shton se në vendimin që i është kthyer automjeti, është paralajmëruar se është hera fundit që mund t’i lirohet vetura me këtë arsyetim. I shqetësuar shprehet me mënyrën që përveç veturës, konfiskohet edhe çelësi i veturës, për çfarë shpreh dyshimet se mund t’i keqpërdoret edhe vetura.

Shaqiri thotë se nëse vazhdon kjo gjendje, dëmet financiare që do humbasin janë të mëdha.

“Në vendimin kur më është kthyer automjeti thotë që paralajmërohet biznesi në fjalë që asnjëherë tjetër nuk do të mund të thirret me këtë arsyetim për lirim të automjetit, që interpretohet që është hera fundit që më lirohet një automjet për një ngjarje të tillë. Klientit tonë i është konfiskuar automjeti dhe çelësi i automjetit, gjë që mendojmë që nuk është në rregull, për shkak se nuk e dimë çfarë ka ndodhur me veturën ato ditë 30 ditë që ka qëndruar e konfiskuar. Ka mundur të preket ndonjë pjesë, të keqpërdoret, është çdo gjë e dyshimtë prej pozitës tonë”, shton Shaqiri.

Edhe pronarë të tjerë që kanë biznese të njëjta, prapa kamerave të KP-së kanë thënë se ky ligj duhet të ndryshohet. Se ky ligj duhet të ndryshohet e thonë edhe deputetet nga opozita.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala konsideron se ligji do duhej të rikthehet në një procedure krejtësisht të re dhe të rishkruhet.

“Ky ligj ka shkuar në procedurë jo krejtësisht normale, mënyra e debatimit me gjithë akterët relevant të nevojshëm, por edhe mënyra me nivelet shkencore dhe akademike, sepse trajton problemet e ndishme të sigurisë së komunikacionit, por njëkohësisht edhe trajton problemet që kanë efekt në veprimtari të ndryshme të transportit dhe trafikut.”, thotë Shala.

Edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thotë se është e padrejtë të konfiskohen veturat e kompanive për shkak veprimeve të klientëve.

“Ligjet miratohen në Kuvendin e Kosovës për t’u implementuari dhe në favor të zgjidhjeve së çështjeve të caktuara dhe në këtë rast zgjidhjes së kësaj çështje. Mendoj se është e padrejtë nëse ke Rent dhe konfiskohet automjeti i Rentës, duhet të rishikohet ligji dhe të amandamentohet, sepse nuk ka dokument të vdekur, por ligjet janë për t’u implementuari, dhe ku nuk mund të implementohet për amandamentim”, thotë Lekaj.

Për këtë nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kanë thënë se do të konsultohen me institucionet tjera relevante për të parë mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi. Deputetja Fitore Pacolli thotë se shumë shpejtë do të dalin me një përgjigje konkrete për veprimet që do të ndërmarrin në këtë drejtim.

Nga 3 prilli i këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik, lehtësimin e zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut, si dhe mbrojtjen e ambientit. Mirëpo, me këtë ligj janë ashpërsuar gjobat për shkelësit e rregullave në trafik.

Policia ka njoftuar se me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik shoferë, pasagjerë apo këmbësorë janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme.

Tags: Kushtrim ShaqiriLigjet e komunikacionitPolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami mohon “tortën” për Simiqin, i quan shpifje deklaratat e Zybës

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

I strehoi 275 qenë endacak, Komuna e Prishtinës e paguan qytetarin 165 mijë euro në vit

I strehoi 275 qenë endacak, Komuna e Prishtinës e paguan qytetarin 165 mijë euro në vit

38 persona kanë humbur jetën në Pakistan për shkak të shirave të rrëmbyeshëm

38 persona kanë humbur jetën në Pakistan për shkak të shirave të rrëmbyeshëm

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami mohon “tortën” për Simiqin, i quan shpifje deklaratat e Zybës

Protestë kundër arrestimit të studentëve, barrikada në Beograd

Protestë kundër arrestimit të studentëve, barrikada në Beograd

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dedikim emocionues i Kelmend Halilit pas triumfit me spektakël

Dedikim emocionues i Kelmend Halilit pas triumfit me spektakël

I strehoi 275 qenë endacak, Komuna e Prishtinës e paguan qytetarin 165 mijë euro në vit

I strehoi 275 qenë endacak, Komuna e Prishtinës e paguan qytetarin 165 mijë euro në vit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X