TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ligji i pagave në Kushtetuese, Imeri: Më shumë do donim një plotësim ndryshim të Ligjit në shëndetësi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ligji i pagave në Kushtetuese, Imeri: Më shumë do donim një plotësim ndryshim të Ligjit në shëndetësi

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Tevide Imeri, ka folur lidhur me dërgimin e Ligjit për paga në sektorin publik në Gjykatën Kushtetuese.

Imeri vlerësoi që sa i përket sektorit të shëndetësisë, më e rëndësishme do ishte një plotësim ndryshim i  ligjit.

“Po të pyetesha unë, nuk do ta çoja fare në Gjykatën Kushtetuese. Sa i përket sektorit të shëndetësisë, më me dëshirë do të kërkoja një plotësim ndryshim të ligjit, sepse nuk është i paprekshëm. Unë menjëherë do isha ndalur te infermierët që të bëhet një ngritje. Ne edhe si sindikatë kemi kërkuar një ngritje të koeficientit. Ne kemi menduar ta kërkojmë edhe pagën e 13-të, do të hyjmë me kërkesa shumë të mëdha, në mënyrë që nuk do të dalim pa diçka”, deklaroi Imeri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

E pyetur se a ka momentalisht një pagesë të rrezikshmërisë, Imeri tha se një gjë e tillë akoma nuk është e definuar qartë, përcjell teve1.info.

“Ndoshta do na marrë kohë diku 5-6 muaj derisa të rregullohen të gjitha problemet që janë me fillimin e implementimit të ligjit të pagave”.

Njëherit, tregoi se në pagat e muajit të kaluar, janë raportuar afër 1600 gabime teknike.

Ndërkaq, sa i përket takimit të mbajtur me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetarja e FSSHK-së, tha se Vitia u ka premtuar që do e bëjë maksimumin për t’i realizuar kërkesat e sektorit të shëndetësisë.

“Kryesisht takimet me ministrin e shëndetësisë i kemi të rregullta, e sidomos kur kemi ndonjë kërkesë më të veçantë, i kemi edhe më të shpeshta. Në rastin konkret, kemi biseduar për formimin e grupeve për dialog social dhe i kemi formuar ato grupe, njëherit do të fillojnë shumë shpejt”, tha më tej Imeri.

Në përgjithësi, Avokati i Popullit konsideron se Ligji për pagat në sektorin publik dhe Shtojca një (1) e këtij ligji nuk kanë arritur ta bartnin frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore. Për më shumë, Avokati i Popullit konsideron se ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën