TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligji i ashpër i Teksasit kundër abortit dhe paqartësitë mbi përjashtimet

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Ligji i ashpër i Teksasit kundër abortit dhe paqartësitë mbi përjashtimet

Gratë që kërkojnë abort në shtetin e Teksasit po përballen me opinione juridike kontradiktore, se kush kualifikohet për të kryer një të tillë sipas ligjit, bazuar në arsye mjekësore.

Po kështu në disa raste ka paqartësi dhe mbi atë se çfarë shërbimesh ofrojnë disa klinika. Pasi Gjykata e Lartë në vitin 2022 rrëzoi mbrojtjen kushtetuese që gëzonte e drejta për abort, duke përmbysur vendimin historik të ashtuquajtur ‘Roe kundër Wade’, Teksasi miratoi një ndalim pothuajse total të abortit në këtë shtet.

Kur Kate Cox, një nënë nga Teksasi mësoi se fetusi i saj kishte një anomali fatale, ajo ngriti një padi për të siguruar një mundësi për të abortuar, nisur nga arsye mjekësore.

Por, Gjykata e Lartë e Teksasit vendosi se ajo nuk kualifikohej për përjashtim, duke shtuar paqartësitë mbi këtë çështje.

Autumn Keizer zëdhënëse e ‘Planned Parenthood’, (Planifikimit Familjar) një organizate jofitimprurës e kujdesit shëndetësor riprodhues dhe seksual, thotë se ligjet e Teksasit janë të paqarta, veçanërisht për mjekët, të cilët mund të përballen me 99 vjet burg nëse nuk e zbatojnë atë.

“Ligjet në Teksas, tani për tani, nuk kanë si qëllim individin që kërkon shërbime aborti. Pasojat janë për ata që ofrojnë këto shërbime dhe njerëzit që ndihmojnë ata që kërkojnë të kryejnë abort”, thotë ajo.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton nuk iu përgjigj kërkesave për koment të Zërit të Amerikës mbi ligjin e këtij shteti mbi abortin.

Zonja Keizer thotë se shumë nga klinikat që ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor në Teksas kanë frikë të flasin për këtë çështje.

Shtetet filluan të bëjnë ligjet e tyre pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë mburojën kushtetuese që kishte e drejta për abort, me një vendim të vitit 2022.

Zonja Cox u detyrua të shkojë në një tjetër shtet për të kryer abort. Zonja Keizer thotë se paqartësitë në Teksas i shtojnë ato që quhen “qendrat e shtatzënisë apo krizës”, gjithsej 200 të tilla.

Shoqata Mjekësore Amerikane i përshkruan ato si “organizata që gjurmojnë gratë me shtatzëni të paplanifikuara, e që mund të mendojnë për të kryer abort”.

Drejtori Ekzekutiv i qendrës Aleanca për Jetën, Joe Pojman thotë se gratë mund të përfitojnë shumë prej këtyre qendrave.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një shoqëri të tillë që asnjë grua të mos mendonte që të kryente abort. Qe asnjë të mos ndihej se nuk ka alternativa. Ne ofrojmë alternativa të gjera”, thotë ai.

“Ne u nënshkruajmë dokumentin që vërteton se janë shtatzënë dhe i ndjekim në procesin e sigurimit shëndetësor përmes shtetit. Hapi tjetër që ne i ofrojmë dikujt është një ekografi që vërteton se brenda mitrës ndodhet një fëmijë”, thotë ajo.

Por disa klientë të këtyre qendrave përdorën platformën Yelp në internet, për të shkruar se kishin zgjedhur gabimisht shërbimet e këtyre qendrave duke menduar se ofronin shërbime për abort.

Prej atij momenti, në reklamimin që u bën këtyre qendrave Yelp shtoi dhe një nënshkrim ku thuhej se qendrat e shtatzënisë apo krizës, nuk ofrojnë aborte apo rekormandime për klinika aborti.

Pas kësaj shteti i Teksasit paditi kompaninë Yelp lidhur me atë që prokurori i përgjithshëm e cilësoi “një përshkrim të rremë dhe të pasaktë”. Nga ana tjetër Yelp-i ngriti një padi ndaj shtetit të Teksasit lidhur me atë që kompania e konsideron si shkelje të së drejtës për t’u shprehur.

Ndërkohë zonja Cox dhe më shumë se 20 gra janë pjesë e një procesi gjyqësor në vazhdim që sfidon ligjet e shtetit për abortin për shtatzënitë komplekse.

Zonja Keizer e organizatës për Planifikim Familjar thotë se asnjë nga këto nuk është befasuese.

“Këto padi të thyejnë zemrën, janë diçka e tmerrshme e tragjike dhe rezultat i qartë i asaj që ndodh, kur mjekët ndalohen të bëjnë punën e tyre”, thotë ajo, shkruan VOA.

Ajo shton se në kushtet e një gjendje të rëndë të kujdesit prenatal në Teksas si dhe përpjekjeve të shtetit për të eliminuar financimin për shoqatat e planifikimit familjar, e vërteta është se qendrat burimore të shtatzënisë apo të krizës si njihen, mund të jenë opsioni i vetëm i kujdesit shëndetësor për gratë në Teksas.

“Kur je në një situatë si kjo në të cilën ndodhemi ne në Teksas, pa burime, pa mundësi kujdesi shëndetësor, e shumë kilometra larg nga një klinikë e respektuar apo e besuar e kujdesit shëndetësor, që unë t’u them: “mos shkoni tek këto qendra është një vendim i vështirë për t’u marrë”, thotë ajo.

Tags: aborteLigji i Teksasitshtatzënia
ShareTweet

Postime të ngjashme

UNICEF thotë se Izraeli po bllokon dërgimin e inkubatorëve në Gaza

UNICEF thotë se Izraeli po bllokon dërgimin e inkubatorëve në Gaza

Flota sfidon bllokadën: Anijet e ndihmës i shpëtojnë ndërhyrjes izraelite dhe vazhdojnë drejt Gazës

Ligjvënësit evropianë kërkojnë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të flotës Sumud

Hamasi paraqet kërkesat kryesore për lirimin e pengjeve

Hamasi paraqet kërkesat kryesore për lirimin e pengjeve

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Emisioni “Këndi i Debatit” 07.10.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 07.10.2025

Telashet me furnizim me libra, sfidat që po përcillen nga subvencionimi i teksteve shkollore

Telashet me furnizim me libra, sfidat që po përcillen nga subvencionimi i teksteve shkollore

Dy ish-ushtarët e UÇK-së përballen në gjykatë me dy serbët e akuzuar për krime lufte

Dy ish-ushtarët e UÇK-së përballen në gjykatë me dy serbët e akuzuar për krime lufte

“Sa herë që bie shi, ne nuk kemi rrymë” – banorët e Keçekollës në hall, tash e 5 ditë pa energji elektrike

“Sa herë që bie shi, ne nuk kemi rrymë” – banorët e Keçekollës në hall, tash e 5 ditë pa energji elektrike

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Policia sekuestron armë në dy raste të ndara në Rahovec pasi publikuan video në rrjete sociale, arrestohet një i mitur

Pas ndarjes me Keith Urban, Nicole Kidman shfaqet me një model të ri flokësh!

Pas ndarjes me Keith Urban, Nicole Kidman shfaqet me një model të ri flokësh!

Shabani shpall listën për ndeshjet me Francën dhe Kroacinë

Shabani shpall listën për ndeshjet me Francën dhe Kroacinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën