TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligj i ri në SHBA synon të ndalojë mbështetjen për ndryshime kufitare në Ballkan

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
Ligj i ri në SHBA synon të ndalojë mbështetjen për ndryshime kufitare në Ballkan

Nëse projektligji “Akti i Demokracisë dhe Progresit në Ballkanin Perëndimor” miratohet nga Kongresi dhe Senati amerikan, dhe më pas nënshkruhet nga presidenti Donald Trump, Shtetet e Bashkuara do të angazhohen ligjërisht që të mos mbështesin ndarjen e territoreve apo ndryshimet kufitare mbi baza etnike në rajon përfshirë raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndarjen e mundshme të Republika Sërpskas në Bosnje e Hercegovinë.

Ky parashikim gjendet në Seksionin 11 të projektligjit, i cili trajton raportet Kosovë–Serbi dhe thekson se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve e arritur më 27 shkurt 2023, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet pa vonesa.

“SHBA-ja nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, shkëputjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor, si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon,” thuhet në projektligj.

Për herë të parë, dokumenti përfshin qartë paragrafin mbi “mosndryshimin e kufijve”, një qëndrim i cili konsiderohet si pozicion i ri ligjërisht i detyrueshëm për politikën e jashtme amerikane në rast miratimi.

Projektligji i është referuar më 9 tetor 2025 Komitetit për Punë të Jashtme dhe Komitetit të Drejtësisë për shqyrtim të mëtejmë. Afati për shqyrtim nuk është përcaktuar ende, ndërsa komitetet kanë të drejtë të kërkojnë dëshmi, të propozojnë amendamente ose ndryshime përpara se dokumenti të kthehet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve apo në Senat.
Ligji bëhet i vlefshëm vetëm pasi të miratohet nga të dyja dhomat dhe të nënshkruhet nga presidenti amerikan.

Një pjesë tjetër e projektligjit i kushtohet ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Ai kërkon që brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi, Sekretari i Shtetit dhe drejtuesit e agjencive përkatëse amerikane të dorëzojnë një raport të detajuar për ndikimet keqdashëse në rajon.
Raporti do të përfshijë analizën e qëllimeve të Rusisë dhe Kinës, aktivitetet e SHBA-së për t’i kundërshtuar, si dhe listën e aktorëve që ndërhyjnë në proceset demokratike ose kufizojnë lirinë e shprehjes.

Ligji parasheh nisma për rritjen e tregtisë dhe investimeve, mbështetjen e sipërmarrjeve të grave dhe të rinjve, përmirësimin e sundimit të ligjit, diversifikimin e energjisë dhe tranzicionin drejt energjive të gjelbra.
Sipas draftit, sfidat kryesore të rajonit mbeten korrupsioni, varfëria, emigrimi i të rinjve, si dhe varësia energjetike nga Rusia.

Ky projektligj pritet të forcojë angazhimin amerikan në Ballkanin Perëndimor dhe të përcaktojë një politikë të qartë kundër ndryshimeve të kufijve përmes forcës ose bazuar mbi përkatësinë etnike.

Diskutimet për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë u intensifikuan rreth vitit 2018, pas disa vitesh stagnimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ideja parashikonte ndryshim kufijsh në zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ato shqiptare në jug të Serbisë.
Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq ishin ndër përkrahësit e kësaj ideje, të cilën Thaçi e kishte përshkruar si “korrigjim kufijsh, e jo ndarje”.

Por kjo qasje ishte kundërshtuar ashpër nga shumica e spektrit politik në Kosovë dhe nga disa aleatë ndërkombëtarë të vendit, për shkak të frikës se do të nxiste ndarjen e Republika Sërpskas në Bosnje-Hercegovinë dhe tensionimin e situatës në rajonet tjera të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Tags: ballkanreagimeSHBATeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Në vend të unitetit, pashë kapriço politike

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që i janë gjetur 268 kg marihuanë

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që i janë gjetur 268 kg marihuanë

Bleart Tolaj i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës”

Bleart Tolaj i Ballkanit shpallet “Ylli i Javës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën