Liga e Parë e Kosovës në futboll, do të vazhdoj me xhiron e 15-të, e cila do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit të Kosovës.
Kjo xhiro nis të premten me një ndeshje, për të vazhduar të shtunën me gjashtë të tjera, dhe për të përfunduar të dielën, më dy përballjet e fundit.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje është ajo që luhet në Ferizaj ndërmjet Dinamos dhe Trepçës ’89.
Të shtunën, janë duelet: Tefik Çanga – Besa, Rilindja – Suhareka, Liria – Kika, Vjosa – Vëllaznimi, KEK-u – Ramiz Sadiku dhe derbi ndërmjet Vushtrrisë e Trepçës.
Ndërkohë, të dielën do të luhen Feronikeli ’74 – Prizreni dhe 2 Korriku – Istogu.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje do të startojnë në orarin e njëjtë, pra ora 13:00.










