TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Liga e Kampionëve: Bayerni “shpërfytron” PSG-në, Milani në çerekfinale pas 11 vitesh!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Bayern Munich siguron çerekfinalet e Champions League pas triumfit të përgjithshëm 3-0 në “finalen e parakohshme” me Paris Saint-Germain.

Pjesa e parë e sfidës dhuroi spektakël, me të dyja skuadrat që u shfaqën shumë kërkuese, por pa mundur të zhbllokonin rezultatin.

Në fraksionin e dytë bavarezët u treguan mjaft agresivë dhe dominues, ku pas disa tentativave ia dolën të gjenin golin në minutën 61’, ku pas një gafe të Verrati, Goretzka asiston Choupo-Moting, me sulmuesin që e finalizon topin në rrjetë.

Ndërsa në minutën e 90’ erdhi edhe goli i qetësisë për vendasit, Gnabry vulosi rezultatin 2-0 në takimin e dytë mes këtyre dy skuadrave, teksa ndeshja e parë e luajtur në “Parc des Princes” u mbyll me fitoren 0-1 të gjermanëve

Milan rikthehet në çerekfinalet e UEFA Champions League pas 11 vitesh dhe këtë e bënë përsëri ndaj një skuadre londineze, ndaj Tottenham, ashtu si në edicionin 2011- 2012 ndaj Arsenal.

Në “Tottenham Hotspur Stadium” u zhvillua një ndeshje me shumë ritëm, volum dhe raste, por në fund pa gola dhe gjithçka u vulos nga ai gol i Diaz në Milano.

Pjesa e parë foli më shumë për të besuarit e Pioli-t, por mungesa e finalizimit bëri diferencën. Në fraksionin e dytë, londinezët treguan më shumë dëshirë, por goli ishte një mision i pamundur, kjo edhe falë meritës së mbrojtjes “kuqezi”.

Në minutën e 77-të Romero la vendasit me dhjetë lojtarë dhe kjo ndikoi në fundin e sfidës. Në fund, Milan siguron biletën për në çerekfinale duke u rikthyer pas shumë vitesh pritje, ndërsa Tottenham i Conte-s e mbyll këtu aventurën në Champions League

ShareTweet

Postime të ngjashme

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Në Nju-Jork kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Në Nju-Jork kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm

Nagip Krasniqi paraqitet sot sërish para gjykatës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me BE-në

​Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare – sot mbush 90 vjet

​Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare – sot mbush 90 vjet

Parashikimi i motit për të shtunën

E enjte me diell dhe vranësira

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën