TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lidhja e Prizrenit kërkoi vetëm autonomi, jo pavarësi të trojeve shqiptare

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lidhja e Prizrenit kërkoi vetëm autonomi, jo pavarësi të trojeve shqiptare

Studiuesi, Bejtullah Destani ka thënë se projekti i Lidhjes së Prizrenit ka qenë një projekt i parealizuar, sepse sipas tij, në atë periudhë historike ideja e autonomisë nuk ka ekzistuar si koncept.

Madje ai thotë se edhe vet rilindasi Konstadin Kristoforidhi e kishte parashikuar se Lidhja e Prizrenit nuk do të kishte sukses.

“Projekti i Lidhjes së Prizrenit i cili pak a shumë është projekt i parealizuar sepse ideja e autonomisë s’ka ekzistuar si koncept në atë kohë dhe ka ngelë si lëvizje e pa realizuar që nuk ka pasur sukses. Në një intervistë me një britanik Konstandin Kristoforidhi e thotë që Lidhja e Prizrenit është organizuar nga derebejtë të cilët ata që e kanë organizuar Lidhjen e Prizrenit duan t’i ruajnë privilegjet e tyre shoqërore në Perandorinë Osmane kështu që nuk do të ketë sukses. Pra e ka parashikuar pak a shumë se Lidhja e Prizrenit nuk do të ketë sukses fare dhe ashtu ndodhi”, tha ai në emisionin “ReSpublika” në Teve1.

Destani tutje tregoi se si Dega e Lidhjes së Prizrenit në Gjakovë kishte dhënë një listë që të vriten të gjithë zyrtarët, gazetarët e diplomatët e asaj kohe e që sipas studiuesit Destani, kjo nënkuptonte fundin Lidhjes.

“Në fillim të viteve 1880 dhe në fillim të 1881 përkrahje faktikisht u shua shumë shpejt, për arsye se Lidhja e Prizrenit kishte një përkrahje të jashtëzakonshme ndërkombëtare prej të gjitha fuqive të mëdha sidomos Anglisë, Austrisë, Italisë dhe vendeve të tjera ka pasur përkrahje të jashtëzakonshëm sepse ka pasur organizim shumë të mirë si ushtarak ashtu edhe politik. Del një dokument të cilin unë e kam përmend ndoshta një herë, dega e Lidhjes së Prizrenit në Gjakovë jep një listë të vriten të gjithë zyrtarët gazetarët dhe diplomatët e kohës sipas mendimit tim, dmth kjo ka qenë fundi, Lidhja e Prizrenit filloi që të mos ketë përkrahjen e perëndimorëve. Lidhja e Prizrenit ka pasur dy rryma njëra ka qenë pro Stambollit, tjetra shumë shqiptare, shumë radikale në krye me Ymer Prizrenin të cilët kanë qenë pa kompromis për pavarësinë e vendit dhe kjo ka ndikuar që përkrahja të mos ekzistojë fare dhe japin një leje Dervish Pashës që të merrte një aksion që ta suprimojë, të vriten të gjithë liderët duke përfshirë edhe Ymer Prizrenin i cili vritet në vitin 1886 më duket dhe Abdyl Frashëri i vetmi që mbijeton për arsye se në të njëjtën kohë Sami Frashëri ka qenë këshilltar i Abdyl Amitit”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën