TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Seyyed Mojtaba Hosseini Khamenei, në një mesazh ka deklaruar se “menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit do të hyjë patjetër në një fazë të re”, ndërsa u zotua se Teherani do të kërkojë kompensim për të gjitha dëmet e lidhura me luftën, transmeton Anadolu.

Mesazhi, i publikuar nga zyra e tij në ditën e 40-të që nga vrasja e babait të tij, ish-liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, e përshkroi vdekjen e tij si një “goditje të rëndë dhe historike” për kombin iranian dhe një nga momentet më të dhimbshme në historinë e fundit për vendin.

Ai e paraqiti fazën aktuale si vazhdim të rrugës dhe trashëgimisë së tij.

Khamenei tha se Irani do të kalojë drejt një faze të re strategjike në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.

“Menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit do të hyjë patjetër në një fazë të re,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje.

Khamenei theksoi se Irani do të kërkojë përgjegjësi ligjore dhe materiale për dëmet.

“Ne sigurisht nuk do t’i lëmë pa u ndëshkuar agresorët kriminal që sulmuan vendin tonë”, tha ai.

Ai shtoi se Irani do të “kërkojë kompensim për të gjitha dëmet, si dhe për gjakun e martirëve dhe të plagosurve”.

Deklaratat vijnë teksa Irani po përgatitet të negociojë me SHBA-në në Pakistan, me bisedime që pritet të nisin të shtunën nën ndërmjetësimin e Pakistanit dhe të zgjasin deri në dy javë.

Irani ka deklaruar se bisedimet synojnë të finalizojnë detajet e një marrëveshjeje të mundshme, duke theksuar se kjo nuk nënkupton përfundimin e konfliktit.

Khamenei gjithashtu paralajmëroi se Irani mbetet i gatshëm të reagojë ndaj çdo agresioni të ri.

“Duart tona janë në këmbëz”, tha ai, duke shtuar se çdo gabim nga kundërshtarët do të përballet me një përgjigje vendimtare.

Rajoni ka qenë në alarm që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë të paktën 3 mijë persona, përfshirë ish-liderin suprem.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke tronditur tregjet globale dhe aviacionin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një armëpushim dyjavor, duke deklaruar se Irani ka paraqitur një propozim “të zbatueshëm” me 10 pika, ndërsa negociatat pritet të përcaktojnë nëse mund të arrihet një marrëveshje afatgjate.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën