TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Me rastin e festës, përfaqësuesit e partive politike në vend vizituan kreun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava. Nga aty, u bë thirrje për reflektim e solidaritet, e angazhim të përbashkët për shtetin e Kosovës.

by Venhar Isufi
9 muaj ago
1
A A
Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Bashkësia Islame e Kosovës hapi dyert për mysafirë për festen e Kurban Bajramit

E në këtë ditë, i pari që u shkoi për vizitë ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Me rastin e festës, siç tregoi edhe myftiu, është dëshmuar një solidaritet I madh I ndërsjellë dhe janë gëzuar shumë familje. Ne kemi plot sfida në vend, uroj që të na i hap Zoti rrugët si popull sepse vërtetë e meritojmë zhvillimin”, tha kreu i AAK-së

Pas tij, në vizitë ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti uroi festën dhe theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për të varfërit.

“Urime festa e Kurban Bajramit sot dhe jo vetëm sot. Le të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë dhe ta përkujtojmë rëndësinë që ka sakrifica dhe solidariteti për një shoqëri të mirë dhe të drejtë. Paçit tryezat përplot me miq”, u shpreh Kurti.

Këtu erdhi edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i cili tha se Bashkësia Islame ka dhënë kontribut në shtetndërtim.

“Kjo ditë e sakrificës, është kur duhet të gjendemi pranë atyre që janë në nevojë dhe kalojnë momente të vështira në vendin tonë. Po ashtu, angazhimin tonë do ta kujtojmë që ta kemi për shtetin e Kosovës, për ndërtimin e institucioneve të fuqishme, si shtet në ndërtim e sipër”, tha Tahiri

Urime pati edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Myftiut Tërnava festën ia uroi edhe Ismet Krasniqi, këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani.

Derisa kjo e fundit në një postim në Facebook, ka thënë se Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore.

“Kjo festë shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve,  dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh”, ka shkruar Osmani.

Në pritjen për urime të organizuar nga BIK, për vizitë ishte edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı i cili tha se Turqia gjithmonë është pranë popullit shqiptar dhe se kanë një bashkëpunim të ngushtë me Bashkësinë Islame.

Tags: BIKKurban BajramilideretTËVË !
ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën