TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liderët opozitarë shprehin ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Liderët opozitarë shprehin ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit

Liderët opozitarë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se trashëgimia e Qerkinit për drejtësi dhe lufta e palodhur për të gjithë të zhdukurit, do të mbeten në histori për breza të tërë.

“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta, të veprimtarit të madh, Bajram Qerkini i cili asnjëherë nuk e ndali zërin e nuk u lodhë kurrë me vite të tëra, duke kërkuar drejtësi për personat e zhdukur nga lufta në Kosovë. Bajram Qerkini, dhimbjen për djalin e tij të zhdukur, e ktheu në forcë e angazhim personal, duke u bërë zë për të gjitha familjet e tjera, të cilat jetonin me të njëjtën plagë, si të tij. Plagë mbi të cilën Bajrami, si simbol i rezistencës dhe guximit, punoi rreth 25 vite rradhazi, në kërkim të së vërtetës për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Në emrin tim personal dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të. Humbja e bacës Bajram thellohet edhe më shumë, kur ai u nda nga kjo jetë pa mësuar për fatin e djalit të tij dhe shumë të zhdukurve të tjerë. Por trashëgimia e tij për drejtësi dhe lufta e palodhur për të gjithë të zhdukurit, do të mbeten në histori për breza të tërë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kauza e Qerkinit i cili ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi do të mbetet amanet i përjetshëm.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Bacës Bajram Qerkini. Ai nuk ishte thjesht Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, ai ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi. Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit të tij, Reshatit. Ai jetoi me atë dhembje dhe e shndërroi në forcë, në këmbëngulje, në një betejë të pandalshme për të vërtetën, kujtimin dhe drejtësinë. Kauza e Bacës Bajram, ashtu si edhe e qindra bashkëkombësve tanë të tjerë, mbetet amanet i përjetshëm. Nuk do t’i harrojmë ata që mungojnë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Pusho në paqe, Bacë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se baca Bajram do të kujtohet si njeri i urtë, i fortë dhe i palëkundur në kërkimin e së drejtës.

“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, plakut të urtë që kurrë nuk u ndal së kërkuari të vërtetën për fatin e djalit të tij të zhdukur dhe të gjithë të zhdukurve tjerë. Iku nga kjo botë pa e mësuar se çfarë ndodhi me të birin dhe me shumë të tjerë, të cilët ende sot nuk dihet ku janë. Baca Bajram do të kujtohet si njeri i urtë, i fortë dhe i palëkundur në kërkimin e së drejtës. Do e vazhdojmë rrugën e tij e s’do ndalemi së kërkuari drejtësi. Ngushëllime familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini është ndarë nga jeta të hënën pas një sëmundje. Ai përreth 25 vjet është angazhuar për zbardhjen e fatit të djalit të tij, Reshatit, si dhe personave të tjerë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë./teve1.info/

Vdes Bajram Qerkini

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e Diana Kastratit – 15 vjet pas, ngrihet aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj, Adnan Jasharit

“15 vjet shteti nuk arriti ta ndalonte vrasësin” – nëna e Diana Kastratit me mesazh emocional për vajzën e ndjerë

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës pritet të miratojë sot buxhetin, mbledhja nis në orën 14:00

Komuna arrin marrëveshje me punëtorët teknikë, “Pastrimi” dhe NPB marrin përsipër higjienën në shkolla

Komuna arrin marrëveshje me punëtorët teknikë, “Pastrimi” dhe NPB marrin përsipër higjienën në shkolla

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Shqiptari fiton mandat në SHBA, Joe Hoxha rrëfen rrugëtimin drejt politikës amerikane

Sot nis gjykimi ndaj Dukagjin Lekajt për rastin e përplasjes së armatosur në “Bon Vivant”

Sot nis gjykimi ndaj Dukagjin Lekajt për rastin e përplasjes së armatosur në “Bon Vivant”

Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën