TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liderët e BE-së pritet ta shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Liderët e BE-së pritet ta shpalosin planin 800 miliardë eurosh për mbrojtjen

Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enjten në Bruksel për një “samit të veçantë”, në të cilin bën pjesë edhe plani i tyre për një rritje të madhe ushtarake.

Drafti i konkluzioneve, i parë nga Radio Evropa e Lirë, përmend rritjen e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe “armëve precize”.

“Bashkimi Evropian do ta bëjë vërtet ndryshimin” në mbrojtje, tha një zyrtar i lartë i BE-së në prag të samitit. Ai shtoi se ka “gatishmëri të qartë” nga të gjithë për këtë çështje.

Samitit i së enjtes u thirr më 27 shkurt, si përgjigje ndaj zhvillimeve të shpejta diplomatike. Por, prej atëherë, zhvillimet janë përshpejtuar, pas përplasjes në Zyrën Ovale dhe vendimit të Uashingtonit për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë në samit, edhe pse nuk është ende e qartë nëse do ta bëjë ketë fizikisht apo virtualisht.

Cili është plani për riarmatosjen e Evropës?

Një pikë kyçe do të jetë plani i paraqitur nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 4 mars, i quajtur riarmatosja e Evropës.

Plani parashikon lëshimin e deri në 800 miliardë eurove për shtetet anëtare të BE-së për t’i shpenzuar për mbrojtjen.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Konkluzionet e draftit të samitit, të cilat janë parë nga REL-i, e mirëpresin në përgjithësi planin, duke hapur rrugën për miratimin e planeve më të hollësishme në takimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së më 20-21 mars.

Duke theksuar nevojën për “rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen”, teksti kërkon “veprime në nivelin e BE-së” për të forcuar kapacitetet ushtarake përballë “kërcënimeve të shkaktuara nga Rusia dhe Bjellorusia”.

Liderët e shteteve të BE-së gjithashtu pritet të mirëpresin rregullat e reja për huamarrjen të paraqitura nga Banka Evropiane e Investimeve, duke liruar fonde për financimin e projekteve si, kazermat dhe spitalet ushtarake.

Para samitit, pati letra e von der Leyen mori përgjigje pozitive.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ky është “hapi i parë i rëndësishëm”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis postoi në rrjetet sociale: “Tani duhet të punojmë për t’i shtjelluar hollësitë”.

A mund të mbrohet Evropa pa ndihmën e SHBA-së?

Plani vjen në një kohë kur Uashingtoni njoftoi pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, dhe për disa, kjo është përpjekje e Evropës për t’u përgatitur për skenarin më të keq pa ombrellën amerikane të sigurisë.

Në përgjithësi, politikanët evropianë e kanë hedhur poshtë këtë

“Ne nuk duhet të heqim dorë nga SHBA-ja”, tha ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, më 4 mars, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer u tha gazetarëve në konferencën e Londrës gjatë fundjavës: “Unë nuk pranoj që SHBA-ja të jetë aleat i pasigurt”.

Por, fakti se ata po i thonë këto gjëra është një shenjë e shqetësimit të Evropës nga vendimet dhe deklaratat që po vijnë nga Uashingtoni.

Dhe, në prag të samitit, Presidenti francez Emmanuel Macron ngriti dyshime të tjera.

“Unë dua të besoj se SHBA-ja do të mbeten përkrah nesh”, tha ai në një fjalim televiziv drejtuar kombit. “Por, ne duhet të jemi të përgatitur nëse kjo nuk ndodh”.

A mund Zelensky t’i ndreqë marrëdhëniet me Trumpin?

Përqendrimi kryesor mbetet rregullimi i marrëdhënieve të krisura mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Zelenskyt. Ka pasur disa lëvizje në këtë drejtim në ditët para samitit.

Në fjalimin e tij në Kongres më 4 mars, Trump tha se Zelensky i kishte shkruar atij pas përplasjes së fundit në Zyrën Ovale, dhe se lideri ukrainas është i gatshëm të kthehet në tryezën e negociatave.

Të nesërmen, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, i tha Fox News se pezullimi i ndihmës ushtarake mund të hiqej nëse Ukraina do ta nënshkruajë një marrëveshje që i jepte Uashingtonit qasje në pasuritë e saj minerale – një mundësi që, sipas një zyrtari të SHBA-së, është ende e mundur pasi Zelensky shprehu pendesë për përplasjen me Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, më 5 mars, një zëdhënëse e qeverisë franceze i tha gazetarëve se presidenti Emmanuel Macron po shqyrtonte një vizitë të përbashkët në Uashington me Zelenskyn dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Por, një zyrtar i Parisit më vonë sqaroi se nuk kishte ende plane të përcaktuara për këtë.

Çështja e Ukrainës mund të zbulojë gjithashtu mungesën e unitetit të BE-së në samitin e veçantë.

Pas fjalimit të tij televiziv drejtuar kombit më 5 mars, Macron pati një darkë me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Pallatin Elysee në prag të samitit.

Qëllimi i tij ishte ta bindte Orbanin, i cili ka zhvilluar lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, që ta mbështesë një deklaratë që mbështet Ukrainën.

Është e mundur që Hungaria ta nënshkruajë planin për riarmatim, por ta refuzojë miratimin e konkluzioneve për Ukrainën.

Në fjalimin e tij televiziv, Macron tha se do të ishte “çmenduri” të shpërfillej kërcënimi që tani përbën Rusia për Evropën dhe theksoi se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent.

Kush mund të dërgojë trupa në Ukrainë?

Siç u tha, ky takim pason një seri takimesh të mëparshme për krizën, më së fundmi në Londër më 2 mars.

Një pikë kyçe nga ai takim ishte se Britania e Madhe, Franca dhe shtete të tjera do të punonin për një plan të përbashkët paqeje me Ukrainën, të cilin do ta çonin më pas në Uashington. Mund të ketë disa diskutime për këtë në margjinat e Brukselit.

Një pikë tjetër kyçe nga bisedimet e fundit është plani për të formuar një forcë ushtarake evropiane për ta dërguar në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi ose paqeje.

Deri tani, Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë se janë gati të dërgojnë trupa në terren. Starmer tha në Londër se edhe shtete të tjera janë angazhuar, por refuzoi t’i emëronte ato.

Një zyrtar i lartë i BE-së konfirmoi se shtetet anëtare kanë shprehur gatishmërinë, por “të hysh në detaje është ende herët.” Megjithatë, ai shtoi, “duhet të fillojë puna dhe ky Këshill Evropian është një moment i mirë për të nisur atë punë”./Radio Evropa e Lirë

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Begaj pranon progres-raportin e KE-së: Shqipëria synon përfundimin e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE më 2030

Begaj pranon progres-raportin e KE-së: Shqipëria synon përfundimin e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE më 2030

Udhëheqësi i një partie konservatore gjermane gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

Udhëheqësi i një partie konservatore gjermane gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

Sindikatat franceze bashkohen për greva mbarëkombëtare

Sindikatat franceze bashkohen për greva mbarëkombëtare

​Lushaku për Raportin e Progresit: Kosova po përsërit të njëjtat dështime, reformat nuk janë prioritet i Qeverisë

​Lushaku për Raportin e Progresit: Kosova po përsërit të njëjtat dështime, reformat nuk janë prioritet i Qeverisë

Rexhaj: Drejtësia për Astrit Deharin është obligim që familjes dhe vajzës së tij ua kemi prej dhjetë vjetësh

Rexhaj: Drejtësia për Astrit Deharin është obligim që familjes dhe vajzës së tij ua kemi prej dhjetë vjetësh

Nis seanca plenare e Kuvendit, në rend dite tri projektligje dhe raporti i auditimit për vitin 2025

Nis seanca plenare e Kuvendit, në rend dite tri projektligje dhe raporti i auditimit për vitin 2025

OVL-UÇK mban aksion para zyrës së BE-së në Kosovë në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK mban aksion para zyrës së BE-së në Kosovë në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Gërvalla pas audio-incizimit: Reforma në sistemin prokurorial top-prioritet

Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Aksion kundër bixhozit të kundërligjshëm, arrestohen 22 persona në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën