TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liderët botërorë mblidhen në samitin për Ukrainën

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Liderët botërorë mblidhen në samitin për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke zbritur nga helikopteri i Forcave Ajrore Zvicerane Obuergen, Zvicër, ku do të mbahet samiti për paqe për Ukrainën, 14 qershor 2024.

Dhjetëra liderë botërorë janë mbledhur në Zvicër në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare në Ukrainë, por mungesa e zyrtarëve rusë dhe kinezë i ka zbehur shpresat për ndonjë arritje të madhe.

Një ditë para samitit dyditor që nisi më 15 qershor, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje Kievit të heqë dorë nga synimet për t’u bërë pjesë e NATO-s, dhe t’i dorëzojë plotësisht katër provincat e aneksuara nga Moska.

Propozimi i Putinit, të cilin Kievi e quajti “absurd” dhe “manipulues”, është shenjë e vendosmërisë së Putinit për ta vazhduar konfliktin.

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në takimet e samitit, i cili do të mbahet në një resort bjeshkor në qytetin Burgenstok.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Japonisë, janë në mesin e atyre që pritet të marrin pjesë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në këtë samit, gjithashtu, konfirmoi të premten Zyra e saj.

India, Turqia dhe Hungaria, të cilat kanë marrëdhënie miqësore me Rusinë, pritet të marrin pjesë gjithashtu.

Zvicra u pajtua të jetë nikoqire e samtit me kërkesë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në përpjekje për ta hapur rrugën për një proces të paqes në të ardhmen, i cili do ta përfshinte edhe Rusinë.

Por, Moska nuk u ftua fare në këtë samit, të cilin zyrtarët ukrainas e kanë cilësuar si “samiti për paqe”. Edhe para deklaratave të Putinit më 14 qershor, zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë samitin duke e cilësuar si të “pavlerë”.

Kjo e ka nxitur Kinën, e cila është partnere e madhe e Moskës në tregti dhe i mbështet shumicën e qëndrimeve të Moskës në arenën ndërkombëtare, vendosi të mos marrë pjesë.

“Çfarë mund [Zelensky] të shpresojë nga ky [samit]? Një hap tjetër të vogël drejt solidaritetit ndërkombëtar me Ukrainën si viktimë të agresionit rus”, tha për Reuters Daniel Woker, ish-ambasador zviceran.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt 2022, nuk po tregon shenja përfundimi. Megjithëse i ka pësuar së paku 350.000 ushtarë të vrarë dhe plagosur, sipas zyrtarëve amerikanë, ushtria e Rusisë ka vazhduar të çajë përpara.

Muajin e kaluar, Rusia e nisi një ofensivë në rajonin verior Harkiv. Por, Ukraina ia ka dalë ta frenojë atë, pasi dërgoi njësite të reja në atë pjesë dhe i përforcoi pozicionet.

Megjithatë, mungesa e armëve nga Shtetet e Bashkuara – pasi furnizimi ngeci për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve në Kongres – i dha përparësi në fushëbetejë Rusisë. Rusia përfitoi edhe nga paaftësia e Ukrainës për të sjellë trupa shtesë në fushëbetejë.

Besohet Ukraina ka pësuar pothuajse humbje të njëjta në personel sikurse Rusia gjatë kësaj lufte.

Bisedimet në samitin në Zvicër pritet të përqendrohen në shqetësime më të gjëra të shkaktuara nga lufta si, ushqimi dhe siguria bërthamore, dhe liria e lëvizjes, sipas një drafti të parë nga Radio Evropa e Lirë.

Shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i fëmijëve ukrainas të marrë nga Rusia – një çështje që e nxiti Gjykatën Ndërkombëtare Penale të ngrejë aktakuzë kundër Putinit – pritet të jetë në agjendë gjithashtu.

Para samitit, Grupi i Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara u pajtua t’ia japë Kievit një hua prej 50 miliardë dollarësh duke përdorur asetet e ngrira ruse.

Më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e nënshkruan një marrëveshje sigurie 10-vjeçare, të cilën ata e përshëndetën si një moment historik në marrëdhëniet midis vendeve të tyre.

Biden, i cili nuk po merr pjesë në samitin për paqe në Zvicër me gjithë lutjet nga Zelensky, tha se SHBA-ja do t’ia dërgojë Ukrainës edhe një sistem kundërajror Patriot.

Së fundi, SHBA-ja i dha leje Ukrainës t’i përdorë armët amerikane për sulme brenda Rusisë, por vetëm për qëllime të kufizuara për ta mbrojtur Harkivin.

Tags: Lideret boteroreSamiti për UkrainënZvicer
ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli thërret ambasadorin e Ukrainës pas kritikave ndaj komenteve të Netanyahut për Putinin

Izraeli thërret ambasadorin e Ukrainës pas kritikave ndaj komenteve të Netanyahut për Putinin

Aleatët evropianë hartojnë një plan të ri paqeje për Ukrainën

Aleatët evropianë hartojnë një plan të ri paqeje për Ukrainën

Kryeministri Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Kurti për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Çështje e KQZ-së

​Automjetet koreane marrin pjesën më të madhe të tregut në Shqipëri

​Automjetet koreane marrin pjesën më të madhe të tregut në Shqipëri

Nxënësit vetëdijesohen nga FSK-ja për rrezikun nga mjetet piroteknike

Nxënësit vetëdijesohen nga FSK-ja për rrezikun nga mjetet piroteknike

Gucati reagon ndaj Mickoskit: Mos frikësoni protestuesit, protesta jonë është e lejuar dhe e qetë

Gucati reagon ndaj Mickoskit: Mos frikësoni protestuesit, protesta jonë është e lejuar dhe e qetë

Kurti priti në takim studentët përfitues të skemave të bursave

Kurti priti në takim studentët përfitues të skemave të bursave

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?

Qalaj: Mandati im i vlefshëm, do të marr pjesë në mbledhjet e KPK-së

Qalaj: Mandati im i vlefshëm, do të marr pjesë në mbledhjet e KPK-së

11 dështime për konstituim të Kuvendit

Raporti i D+: Kandidatët fitues për deputet shpenzojnë mesatarisht mbi 12 mijë euro

Koha ideale për larjen e dhëmbëve, shumica e njerëzve e bëjnë gabim

Koha ideale për larjen e dhëmbëve, shumica e njerëzve e bëjnë gabim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën