TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liberalizimi i vizave, edhe një hap më afër

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Njohësi i sigurisë ndërkombëtare: Aspiratat e Kosovës për në BE nxisin dezinformimin rus

Me këtë është bërë edhe një hap formal drejt finalizimit të këtij vendimi për të cilin ishin pajtuar vendet anëtare më 30 nëntor.

Sipas procedurave, në emër të Këshillit të BE-së, Presidenca çeke hyri në negociata me Parlamentin Evropian dhe pas vetëm një takimi u arrit marrëveshja ndërmjet këtyre dy institucioneve të Bashkimit Evropian.

Në emër të PE-së, negociatat i ka zhvilluar raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën, Thijs Reuten, nga Holanda. Edhe pse Parlamenti do të kishte preferuar që vendimi të jetë i pakusht dhe hyrja në fuqi më e shpejtë, ky institucion i BE-së ra dakord për tekstin e vendimit për të mos krijuar rrethana, të cilat do ta vononin procesin edhe më shumë.

Tash, kjo marrëveshje duhet të votohet në Komisionin për Drejtësi dhe Liri Qytetare (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancë plenare. Pritet që kjo procedurë të jetë në pjesën e parë të vitit që vjen.

Deri më tash nga Parlamenti Evropian ka pasur mbështetje të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Parlamenti kishte bërë edhe presion ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që sa më parë të miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë në BE pa viza.

Sipas tekstit të vendimit, për të cilin janë marrë vesh Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, dhe të cilin e kanë aprovuar të martën përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë në fuqi në kohën kur do të jetë tërësisht funksional sistemi i verifikimit dhe autorizimit të udhëzimeve (ETIAS), dhe jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

Kjo, pavarësisht faktit se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Oda Ekonomike Amerikane: Pezullimi i dialogut strategjik, hap prapa për Kosovën

Oda Ekonomike Amerikane: Pezullimi i dialogut strategjik, hap prapa për Kosovën

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani: Vendimi i ShBA-së është shqetësues, miqësia jonë mbetet e pathyeshme

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, një i plagosur

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Mbi 8 mijë lindje gjatë vitit 2024 në Gjinekologji

Eurobasket 2025: Gjermania finalistja e parë, mposht bindshëm Finlandën e Maxhunit

Eurobasket 2025: Gjermania finalistja e parë, mposht bindshëm Finlandën e Maxhunit

“Jam një luftëtar, nuk dorëzohem kurrë”, Ismajli ndez zemrat e tifozëve të Torinos: Seria A një ëndërr, moment historik kur u gradova kapiteni i Shqipërisë

“Jam një luftëtar, nuk dorëzohem kurrë”, Ismajli ndez zemrat e tifozëve të Torinos: Seria A një ëndërr, moment historik kur u gradova kapiteni i Shqipërisë

Guardiola e dëshiron këtë portier të shkëlqyer te Man City

City me katër mungesa në derbin me Manchester Unitedin

Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja kundër Serbisë, luhet në Leskovc

Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja kundër Serbisë, luhet në Leskovc

Oda Ekonomike Amerikane: Pezullimi i dialogut strategjik, hap prapa për Kosovën

Oda Ekonomike Amerikane: Pezullimi i dialogut strategjik, hap prapa për Kosovën

Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Osmani: Vendimi i ShBA-së është shqetësues, miqësia jonë mbetet e pathyeshme

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, një i plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën