TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se qytetarët e Kosovës në aspektin ekonomik, do të kenë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneritetit në vendet e BE-së dhe mundësi  për depërtim në treg.

Kosova ka humbur shumë mundësi të mira ekonomike e fusha të tjera, nga mos lëvizja e lirë drejt vendeve të BE-së. Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu,  thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, ka rëndësi ekonomike, psikologjike, politike dhe gjeostrategjike. Sipas tij, në aspektin ekonomik, do të ketë mundësi të kontaktit dhe forcimit të partneriteti, mundësi të teknologjisë, mundësi për arsim e depërtim në treg.

“Në sektorin e drurit kemi pasur humbje të mëdha gjatë eksportit, sepse kemi eksportuar produkte të gatshme, por në pamundësi të montimit dhe përcjelljes që do të shtonin vlerën e eksportit. Kjo  do të jetë një perspektivë. Shqetësuese mund të jetë që do të ketë një fluks të madh të lëvizjes dhe një sfidë për diasporën, sepse mund të ketë edhe rënie të remitancave nga diaspora në Kosovë, sepse është e pamundur që ta bartin barrën edhe të vizitave në Kosovë edhe mbajtjes së familjarëve atje”, ka theksuar Gërxhaliu.

Edhe ekonomisti, Muhamet Mustafa vlerëson se kjo është një ngjarje historike për vendin dhe qytetarët e Kosovës. Liberalizmi i vizave, ka efekte pozitive në shumë fusha, thotë Mustafa për RTK.

“Me këtë lehtësohet komunikimi i drejtpërdrejtë dhe transaksionet biznesit, marrëveshjet, partneritetet stimulohen ndërmjet vendeve anëtare të BE-së. Është më rëndësi jo vetëm në aspektin e këmbimit të mallrave, por edhe në përgjithësi në avancimin e kërkimeve shkencore, edukimit kulturor-arsimor, sportiv, dhe komunikimi në këto fusha patjetër që ngrit nivelin në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkohë,  Aleanca Kosovare e Biznesit ka vlerësuar se liberalizimi do t’ia kursejë Kosovës rreth 20 milionë euro në vit. Përmes një njoftimi, në AKB kanë vlerësuar se kosovarët paguanin shumë kosto të lartë financiare kohore për të marrë një vizë biznesi, bashkim familjar, vizë turistike apo pune, derisa termini për viza kishte kosto të lartë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Vuçiq në Moskë për paradën, reagon Presidenca e Kosovës

Osmani pranon urime nga liderë botërorë për përvjetorin e Pavarësisë

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Emisioni “Info Nata” 16.02.2026

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën