Robert Lewandowski nuk ka ndërmend të ndalet dhe në fund të sezonit, kur të skadojë kontrata e tij me Barcelonën, ai dëshiron të luajë për një klub tjetër të madh.
Sipas La Gazzetta dello Sport, menaxherët e tij po punojnë për të gjetur një zgjidhje për polakun dhe Milani është sigurisht një opsion. Por në skenë shfaqet edhe Juventusi që është gjithashtu i interesuar. Çështja mbetet paga e tij, aktualisht mbi 15 milionë euro neto, por kuqezinjtë do të bëjnë punën e tyre para se të marrin një vendim. Pulisiç dhe Leao kanë shënuar tetë dhe nëntë gola përkatësisht, më pak se polaku i cili deri tani ka shënuar 17 gola.
Në karrierën e tij, ai krenohet me 344 gola për Bajernin, 103 për Borussia Dortmund dhe 118 gola për Barcelonën.











