TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit, Kurtit i kërkohet të tregojë se çfarë masa ka marrë

by Albiona Hajdari
11 muaj ago
0
A A
Lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit, Kurtit i kërkohet të tregojë se çfarë masa ka marrë

Deklaratën e kryeministrit Kurti lidhur me lëvizjen e trupave serbe në kufi me Kosovën, ekspertët e sigurisë e cilësojnë si propagandë parazgjedhore. Për këtë deklaratë ka reaguar edhe Ministria serbe e Mbrojtjes.

Prezencën e ushtarëve serb 50 metra afër vijës kufitare në Kamenicë kryeministri Kurti e quajti si kryëkëput provokim që kanë për synim nxitjen e tensioneve.

Kurti, tha që trupat e ushtrisë serbe me të parë që janë duke u xhiruar kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë. Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës”, u shpreh Kurti.

Ndërsa për deklaratën e Kurtit ka reaguar Ministria serbe e Mbrojtjes.

Sipas tyre, bëhet fjalë për pengim të kontrabandës me drunj.

“Forcat e supozuara të sigurisë që përmend Kurti në media, të cilët kanë rënë në kontakt me pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë në lokacionin e përmendur, në fakt janë kontrabandë të pyjeve të prera ilegalisht nga territori i Serbisë qendrore, i cili përndryshe është kthyer në një biznes ilegal fitimprurës”, thuhet nga ministria serbe.

Por, këtë deklaratë të Serbisë e ka parë si kamuflim ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Në vazhdimësi, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë përpiqet që prezencën e shtuar ushtarake të ushtarëve serbë në afërsi të territorit të Republikës së Kosovës, ta arsyetoj duke përdorur justifikime tërësisht të paqëndrueshme, siç përpiqet që edhe ushtrimet me avionë luftarakë sulmues dhe dronë vetvrasës sulmues, siç ishte ushtrimi “Vihor 2024” në Peshter, t’i paraqes si përgatitje ushtarake për mbrojtje të territorit”, tha Maqedonci.

Ndërsa, njohësi i sigurisë, Hysen Gecaj pret veprime konkrete nga kryeministri Kurti për gjithë këtë situatë.

“Nuk shohim kurrë njëherë një qëndrim të qartë dhe të prerë të kryeministrit se cilat masa i ka ndërmarrë ai. Derisa nuk ka një veprim të tillë të kryeministrit i cili thjesht del me një deklaratë se kishte lëvizje të trupave serbe në afërsi të kufirit, kjo mbetet shumë më tepër në nivelin e një propagande parazgjedhore e cila ka nevojë që të tërhiqet vëmendja herë pas here me çështje të ndryshme”, tha ai.

Madje deklaratat e këtilla të Kurtit, Gecaj nuk i sheh të dobishme.

“Ata kryejnë detyrat e tyre rutinë. Mund të jenë me qëllime shumë të këqija në raport me Kosovën, mirëpo derisa mbeten në nivelin çfarë janë, deklarimet e liderëve tanë ose kujtdo qoftë në këtë rast nuk janë të dobishme dhe nuk janë në interes të publikut”, u shpreh Gecaj.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra.

Tags: levizjet afer kufirit me Kosovenushtria serbe
ShareTweet

Postime të ngjashme

Erion Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet kjo në Gjykatën e Lartë

Erion Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet kjo në Gjykatën e Lartë

Krasniqi: Fushë Kosova ka nevojë për një kryetar që bashkon, jo që ndan

Krasniqi: Fushë Kosova ka nevojë për një kryetar që bashkon, jo që ndan

Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend

Krasniqi takon ambasadoren greke, flasin për zhvillimet politike në vend

Paul Williams përfundon dëshminë para Speciales

Paul Williams përfundon dëshminë para Speciales

Lansohet zyrtarisht identitetit i ri “Basketbolli 3.0”

Lansohet zyrtarisht identitetit i ri “Basketbolli 3.0”

Lëshohet urdhër arrest për Diego Costan, klubi ia shkëput kontratën

Lëshohet urdhër arrest për Diego Costan, klubi ia shkëput kontratën

PC Prizreni mobilizohet për sezonin e ri në Ligën e Parë

PC Prizreni mobilizohet për sezonin e ri në Ligën e Parë

“Shqipëria do të bëjë histori” – Zabaleta tregon sfidat dhe ambiciet me Kombëtaren kuqezi

“Shqipëria do të bëjë histori” – Zabaleta tregon sfidat dhe ambiciet me Kombëtaren kuqezi

Ish-portieri i Kombëtares: Pas grushteve që dhashë në Beograd, mendova se…

Ish-portieri i Kombëtares: Pas grushteve që dhashë në Beograd, mendova se…

Messi do të debutojë më 21 korrik, zbulohet emri i kundërshtarit

Messi në bisedime të avancuara për kontratën e re te Miami

Man City dëshiron yllin e Milanit, por Rossonerët kërkojnë më shumë sesa për Tonalin

Vazhdojnë emocionet e Championsit, vëmendja në Angli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën