TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Less: Vuçiq po përgatitet të marrë një vendim jopopullor 

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Less: Vuçiq po përgatitet të marrë një vendim jopopullor 

Mirëpo ka indikacione që Serbia do të tregohet më konstruktive.

Diplomati britanik, Timothy Less, tregon për tëvë1 se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë shenja se po përgatitet të marr një vendim jopopullor.

Sipas Less, në këtë fazë i pari i Serbisë e ka të vështirë për t’iu kundërvënë fuqive të mëdha.

Andaj diplomati  thotë se Serbia do ta njoh Kosovën në njëfarë forme në këmbim të një autonomie të kufizuar për veriun.

“Ditët e fundit, Serbia ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për të arritur një marrëveshje në të cilën ajo e njeh Kosovën në një mënyrë ose në një tjetër në këmbim të autonomisë së kufizuar për veriun, siç kërkojnë SHBA dhe BE. Presidenti Vuçiq e ka të vështirë  për t’iu kundërvënë fuqive të mëdha dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të arritur një kompromis, me kusht që ai të mos jetë një poshtërim për Serbinë. Ai ka spekuluar publikisht për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë. Ai gjithashtu ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për president, gjë që është një shenjë se po përgatitet të ndërmarrë një hap jopopullor”, tha Less.

Ai ka folur edhe për protestën e organizuar nga qytetarët serb në veri të Mitrovicës, dhe tregon disa nga perceptimet që kanë banorët serbë për të ardhmen e tyre në Kosovë.

“Ajo që shoh në Kosovë, dhe në Mitrovicë në veçanti, është një reagim kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe. Protestuesit serbë i konsiderojnë përgjegjës ata për dështimet e tyre në Kosovë. Kjo ka përkuar, natyrisht, me lajmet për sulmet ndaj disa qytetarëve serb të Kosovës. Ka nga ata që thonë se nuk ndihen të sigurte në Kosovë dhe janë pa mbështetje prandaj do të detyrohen të largohen nga vendi. Nuk është se po pajtohem me këtë, por ky është perceptimi i ngjarjeve ne mesin e disa serbëve në Kosovë”, shtoi ai.

Por në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sërish se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka refuzuar planin franko-gjerman.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën