Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës në këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 12:00 janë përfshirë dy vetura.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka thënë se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka njoftuar Pllana për teve1.info.







