TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lekaj: Institucionet e BE-së kanë pasur një qasje jo të përshtatshme politike ndaj Kosovës

nga tëvë1
10 Mars, 2022
0
A A
Lekaj: Institucionet e BE-së kanë pasur një qasje jo të përshtatshme politike ndaj Kosovës

Ai në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, si pjesë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim Bashkimi Evropian-Kosovë, ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave.

“BE-ja ende nuk i ka realizuar premtimet politike, sikurse është liberalizimi i vizave. Me këtë qasje izoluese, ajo po përhapë paqartësi politike në lidhje me synimet e saj ndaj Kosovës. Kjo duhet të mbarojë sa më shpejtë. Liberalizimi do duhej ndodhur dje”,ka thënë Lekaj, përcjellë teve1.info.

Ai poashtu ka thënë se institucionet e BE-së kanë pasur një qasje jo të përshtatshme politike dhe një trajtim jo të duhur ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Fjalimi i plotë :

Përveç nderit që të jem në Parlamentin Evropian në Strasburg, sot kisha edhe përgjegjësinë të jem pjesë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim Bashkimi Evropian-Kosovë
Të bashkangjitur e keni fjalimin tim drejtuar Parlamentit Evropian,
Të nderuar kolegë,
Më lejoni ta shfrytëzoj këtë format, që si anëtar i këtij mekanizmi të rëndësishëm të dialogut politik në kuadër të MSA-së dhe në emër të subjektit AAK, ta falënderoj secilin që i shërben realizimit të perspektivës evropiane.
Po bëhen disa vite, që kur për Republikën e Kosovës hyri në fuqi Marrëveshja për Stabilizim Asociim, në prill të 2016-ës. Dhe në nisje të fjalës sime dëshiroj ta theksoj një fakt: asgjë më shumë se situata kërcënuese në Ukrainë për kontinentin evropian, nuk ka dëshmuar dhe nuk po dëshmon – se ndonëse kriteret dhe metodologjitë teknike të anëtarësimit në BE janë të rëndësishme, në epiqendër të Bashkimit Evropian, të ardhmes evropiane, është dialogu politik me BE-në dhe mbështetja e vazhdueshme nga BE-ja edhe për vendet si Kosova në arritjet e veta në agjendën e integrimit evropian.
Sa i përket drejtimit të Kosovës, e them me përgjegjësi se nuk ka pothuajse asnjë vend në Evropë, madje as në vendet anëtare, ku besimi dhe përkrahja për të ardhmen evropiane nga lidershipi politik dhe publiku, të jetë një konstantë e paluhatur në nivelet më të larta se në Kosovë.
• Të gjitha partitë politike parlamentare dhe jo parlamentare, të gjitha entitetet, si dhe subjektet joqeveritare, në thelb të programeve të tyre, kanë realizimin e agjendës dhe kritereve evropiane, veçmas kriterit ekonomik, politik dhe institucional.
• Sidoqoftë, jemi realist, që janë dy parakushtet e brendshme për një performancë efikase në rrugën e anëtarësimit: 1. Stabiliteti politik; 2. Një administratë publike profesionale dhe efikase. Në të dy këto aspekte kemi punuar, por po ashtu, kemi mundur të qëndrojmë më mirë.
Si demokraci e re, jemi në dijeni që zgjedhjet e shpeshta interferojnë me realizimin e caqeve ambicioze të institucioneve të dala nga zgjedhjet.
• Pa dyshim, Republika e Kosovës, institucionet dhe qytetarët e saj meritojnë respekt evropian për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe për tranzicion dhe rotacion demokratik të pushtetit.
• Aktualisht në qeverisje janë subjektet të cilat kanë arritur një përkrahje më të gjerë elektorale, e cila do duhej t’i mundësonte efikasitetit në realizimin e premtimeve dhe agjendës evropiane.
Pavarësisht, në rrafshin e dialogut politik me BE-në, subjekti të cilit i përkas, dhe personalisht, më duhet të tërheq vëmendjen për BE-në dhe për Qeverinë disa zhvillime:
• Së pari, nga Komisioni Evropian, institucionet dhe lidershipi i BE-së, kanë pasur një qasje jo të përshtatshme politike dhe një trajtim jo të duhur ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.
o Në Raportin e fundit të Progresit të BE-së për Republikën e Kosovës, në pjesën ku flitet për dialogun me Serbinë, është absurde dhe e papranueshme që observimet dhe rekomandimet, janë formular njëjtë si për Kosovë, ashtu edhe për Serbi. Kjo nuk reflekton me realitetin.
o Ju e keni parë që i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka asnjë lidhje me politikën e jashtme të BE-së dhe as me objektivat e politikës së fqinjësisë, është Serbia. Ajo nuk iu bashkua as rajonit dhe as BE-së në sanksionimin e agresionit rus. Serbia aplikon një qasje ruse ndaj Kosovës në dialog.
o Duke qenë kështu, sado që BE-ja si facilituese e dialogut synon të jetë sa më neutrale dhe simetrike, nuk është fer dhe as korrekt, që Kosova dhe Serbia “të futen në një thes” në lidhje me qasjen në dialog.
• Së dyti, BE-ja ende nuk i ka realizuar premtimet politike, sikurse është liberalizimi i vizave.
o Me këtë qasje izoluese, ajo po përhapë paqartësi politike në lidhje me synimet e saj ndaj Kosovës. Kjo duhet të mbarojë sa më shpejtë. Liberalizimi do duhej ndodhur dje!
Duke ju falënderuar për kohën,
Shpresoj që Kosova sa më shpejtë të jetë në gjendje të aplikojë për anëtarësim, po duket që zhvillimet ndërkombëtare dhe koha, nuk presin qasje të ngadalshme dhe të pasigurt, as nga BE-ja dhe as nga vendet e rajonit!

Tags: BEKosovaPal Lekaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Përurohet tuneli i Kurrizit në Prishtinë

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Palmeiras fiton duelin brazilian, kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Dion Gallapeni transferohet në Poloni, te Widzew Lodz

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X