TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lejon futjen e veturave në kufi pa dokumente, ngritët aktakuzë ndaj policit kufitar në Vërmicë dhe 3 qytetarëve tjerë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Arrestohet një referent i lartë nga Peja për marrje të ryshfetit

Sipas komunikatës së Prokurorisë, K.G., në muajin gusht të këtij viti ka lejuar futjen e një veture pa dokumente përkatëse të futet në Kosovë.

“K.G. me 09.08.2020 në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, në cilësi të personit zyrtar – polic në pikën kufitare të Vërmicës, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij dhe me dashje e shkel ligjin lidhur me detyrat e tij zyrtare dhe me dashje nuk e kryen detyrën e tij të përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që pas marrëveshjes me të pandehurin N.K., i mundëson drejtuesit të automjetit “Peugeot” me targa gjermane, kalimin e kufirit, edhe pse për të njëjtin kishte qenë në dijeni se nuk posedon dokumentacion valid, me këtë rast i sjellë drejtuesit të automjetit dobi në formën e qarkullimit me automjet. Me këto veprime, i pandehuri K.G., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Reklamë

Ndërsa, sipas të njëjtës aktakuzë, të dyshuarit A.K. dhe N.K. e mashtrojnë të dëmtuarin M.B. duke u marrë vesh i pandehuri N.K. dhe e pandehura A.K. që kjo e fundit të krijojnë lidhje dashurie me M.B. duke i transferuar ky i fundit mjete në llogarinë e të pandehurës A.K., me çka kanë kryer veprën penale mashtrimi.

“Ndërsa, të pandehurit A.K., dhe N.K., nga data 29.08.2020, e deri 09.12.2020 në Prizren, në bashkëveprim, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtrojnë të dëmtuarin M.B., në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri N.K., merret vesh me të pandehurën A.K., që e njëjta të krijoj lidhje dashurie me të dëmtuarin M.B., dhe më pas e pandehura të kërkoj nga i njëjti t’i jep Autorizim të pandehurës A.K., që nga xhirollogaria e M.B., të transferoj mjete monetare si dhe të bëjë pagesa. E njëjta, ka transferuar dhe ka kryer pagesa në shumë totale prej katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë (4,395.00) euro. Me këto veprime, në bashkëkryerje N.K. dhe A,K., kanë kryer veprën penale “Mashtrimi””, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka propozuar që të konfiskohet automjeti i markës “Volswagen Golf”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.K., prej marsit të vitit 2018 e në vazhdim e deri në ditën e arrestimit, pranon një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, e duke e ditur gjendjen e rëndë financiare të atij personi, në atë mënyrë që fillimisht e ndihmon të dëmtuarin M.B., nga fshati Zhur- Komuna e Prizrenit, që nga ai t’i largojë kanosjet e fajdexhive dhe e ndihmon të njëjtin për të kontaktuar me zyrtarët policor të krimeve ekonomike. Pasi që të njëjtit fajdexhi procedohen në procedurë penale, kërkon nga i dëmtuari shumën prej gjashtëmijë (6.000) eurove, si dhe kërkon që i dëmtuari të autorizojë në llogarinë e tij bankare, nga ku pas autorizimit muaj për muaj deri në ditën e arrestimit ka tërhequr mjete me ç’ rast e ka dëmtuar të dëmtuarin në shumë prej gjashtëdhjetë e tremijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë euro e dyzet cent (63,888.40) euro. Me këto veprime, i pandehuri N.K., ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, i pandehuri N.K., akuzohet se e ka dëmtuar M.B. përmes fajdesë duke i marrë këtij të fundit mbi 80 mijë euro para të gatshme nga viti 2018 deri në ditën e arrestimit.
“Prej vitit 2018 e në vazhdim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke përdorur forcën dhe kanosjen serioze për ta detyruar të dëmtuarin M.B., të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që në momentin kur M.B., vullnetarisht nuk ia sillte paratë, shkonte tek i dëmtuari duke e kanosur se do ta vret, e merrte atë për krahu, e fuste në automjetin e tij dhe e dërgonte në ndonjë nga bankomatet e njërës prej bankave, nga ku e detyronte të dëmtuarin të tërheqë para dhe t’ia dorëzojë atij, duke shkaktuar dëm në vlerë prej tetëdhjetë e tre mijë e pesëqind euro (83,500.00 euro). Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, i pandehuri N.K., në mënyrë të drejtpërdrejtë për të dëmtuarin M.B., jep dhuratë të paarsyeshme personit zyrtar – të pandehurit I.F., në mënyrë që ky i pandehur të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare – edhe atë për punën që e ka trajtuar në cilësi të hetuesit të Njësisë rajonale të krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, ku M.B., ka qenë i dëmtuar, saktësisht i jep dhuratë të pandehurit I.F., dy vetura të prodhimit 2009, “Volswagen Tauran”, dhe veturën “Volswagen Golf”, vetura këto të marra përmes kontratave të Lizingut financiar, të cilat i ka nënshkruar i dëmtuari M.B., e që kapin vlerën totale shumën prej njëzet mijë e njëqind e nëntë euro e tetëdhjetë e nëntë cent (20.109.89) euro. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri I.F., në cilësinë e personit zyrtar – hetues i Njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, pranon dhuratë për vete dhe personin tjetër, në mënyrë që ka vepruar në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që pranon nga i pandehuri N.K., dhuratë dy veturat e lartëpërmendura. Me këto veprime, i pandehuri I.F., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”sipas KPRK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

Osmani: Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

Osmani: Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

KQZ miraton ndryshimin e rregullores për votim dhe regjistrim jashtë vendit

KQZ hap Qendrën e Votimit në lagjen “Marigona Residence”

Krasniqi në mbledhjen e KQZ-së vendos mbishkrimin “Po pluralizmit, Jo terrorizmit”

Krasniqi në mbledhjen e KQZ-së vendos mbishkrimin “Po pluralizmit, Jo terrorizmit”

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

Shpërthen gypi i kanalizimit në hapësirat e Klinikës së Pediatrisë

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin nga klubi këtë verë

Edhe një futbollist shqiptar drejt Hoffenheimit

Edhe një futbollist shqiptar drejt Hoffenheimit

Ylli i Arsenalit mungon një muaj

Ylli i Arsenalit mungon një muaj

Mbappe vazhdon të dominojë Evropën – lë pas vetes Kane dhe Lewandowskin

Mbappe vazhdon të dominojë Evropën – lë pas vetes Kane dhe Lewandowskin

Osmani: Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

Osmani: Ismet Jashari ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

Barcelona merr një goditje të re nga La Liga shkaku i problemeve në “Camp Nou”

Barcelona merr një goditje të re nga La Liga shkaku i problemeve në “Camp Nou”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X