TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK synon miratimin e rezolutës për uljen e akcizës dhe TVSh-së për naftën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​LDK-ja kundër mocionin të AAK-së: Zgjidhje të mëdha s’ka të dialogohet vetëm për njohje

Në partinë opozitare, kritikojnë kryeministrin, Albin Kurti për mungesë të vendimmarrjes për të ndihmuar qytetarët. Derisa, akuzojnë kreun qeveritar për mosmbajtje të premtimeve dhe prishje të raporteve me aleatët ndërkombëtar.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thotë për KosovaPress, se ngritja e çmimeve është bërë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës.

Sipas saj, ekzekutivi duhet t’i merr për bazë masat që janë propozuar nga LDK-ja për krizën ekonomike në vend.

“Ne si LDK kemi tjera kauza, pasi jemi edhe duke kritikuar qeverinë, por edhe duke thënë alternativat tona në vazhdimësi, nuk po kritikojmë veçse jemi opozitë, por po japim edhe propozimet për zgjidhjet tona. LDK ka dhënë propozim për largimin e akcizës dhe TVSh-së për naftën, për shtrenjtimin e çmimeve enorme në Republikën tonë, ju e dini se zotëri Kurti kur ka qenë në opozitë ka thënë se Kosova është bërë vend i pajtueshëm dhe papërballueshëm për qytetarët e Kosovës. Tani pikërisht me Qeverinë Kurti, qytetarët e kanë të papërballueshme jetën në Kosovë, pasi çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë, nafta dhe deri tek produktet esenciale elementare”, thotë ajo.

Sipas deputetes opozitare, kryeministri Kurti nuk e ka mbajtur asnjë premtim të tij prej kur ka ardhur në pushtet.

“Zotëri Kurti prej kur ka ardhur në pushtet asnjë premtim nuk e ka mbajtur. A është zotëri Kurti që ka kundërshtuar Pakon e Ahtisarit, tani po thirret në të. A është zotëri Kurti kur buka ka qenë 30 cent ka bërë protesta dhe kundërshtuar, tani sa janë rritur çmimet e bukës. A është zotëri Kurti që ka realizuar protesta ku kanë humbur edhe jetë qytetarët tanë. A është zotëri Kurti që është thirr në Astrit Deharin dhe tani a është zbardhur rasti i tij”, deklaron Bunjaku-Rexhepi.

Ajo akuzon kreun qeveritar se ka prishur edhe raportet me aleatët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në raport me bashkësinë ndërkombëtare i ka prishur raportet me gjitha shtetet aleat tonë që i ka ndërtuar presidenti Rugova me dekada me radh. Tani ne nuk kemi raporte të mira, lere më me ShBA-të dhe BE-në, por nuk kemi raporte të mira as me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, shton ajo.

Krahas këtyre, deputetja e LDK-së i bëri apel ekzekutivit që veteranët e UÇK-së mos t’i largojë nga paga minimale.

“Ne jemi për pastrimin e listave, jemi që veteranëve t’iu lejohet edhe një punë të punojnë dhe të mos largohen nga (paga minimale). Ata duhet të jenë në këtë projektligj dhe t’i jepet kohë prokurorisë që të pastrojë listat e veteranëve”, përfundon Bunjaku-Rexhepi.

Të hënën do të mbahet debati parlamentar në Kuvend, i iniciuar nga LDK-ja, lidhur me ngritjen e çmimeve në vend./kp

Tags: LDK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

Kandidati i VV-së për Obiliqin: Program ynë bazohet në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo të operatorëve ekonomikë

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Beogradi gënjen, Qeveria e Kosovës do t’iu mbrojë

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Beogradi gënjen, Qeveria e Kosovës do t’iu mbrojë

Çeku: Kontrata e sheshit ”Xhorxh Bush” me shkelje të rënda, të hetohet

Çeku: Kontrata e sheshit ”Xhorxh Bush” me shkelje të rënda, të hetohet

Çeku: Mandati i Ramës katastrofal, s’di qysh ka fytyrë me kërkuar edhe një

“InfoNata” 18.09.2025

“InfoNata” 18.09.2025

Liga e Kampionëve: Rashford dy gola për Barcën, City pa problem me Napolin

Masakra në Llashticë, familja Shabani i gëzohen arrestimit të Naskoviq

Masakra në Llashticë, familja Shabani i gëzohen arrestimit të Naskoviq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën