TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK për Qeverinë: Të paaftë dhe krenarë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
LDK për Qeverinë: Të paaftë dhe krenarë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencën për medie. E zyrtari Berat Rukiqi nga kjo parti, tha se Qeveria Kurti është sinonim i një qeverie të paaftë por që sipas tij, krenarë me paaftësinë e tyre.

Rukiqi tha se kjo konferencë është thirrur për të shpalosur dy “dështimet” e kësaj qeverie, në qeverisjen ekonomike përgjatë tri viteve.

E këtu Rukiqi përmendi inflacionin dhe deficitin tregtar.

“Ajo pse ju kemi ftu sot është shpalosja nga dy prej segmenteve kryesore të dështimit të kësaj qeverie në qeverisjen ekonomike të vendit, për tri vitet e qeverisjes. Është një seri e konferencave për media që do t’i organizojmë me shpalosë edhe dështimin në segmentet tjera, jo vetëm te pjesa e ekonomisë por edhe çdo sferë ku ka dështime të tilla dhe ku nuk ka alternativë. Dhe normalisht në faza të mëvonshme do t’i paraqesim edhe alternativat tona nga programi qeverisës. Dështimet për të cilat po flasin e kanë burimin në paaftësinë dhe arrogancën e kësaj qeverie, të njëjtat po na vinë me faturë të shtrejtë  dhe këtë po e paguajnë qytetarët e vendit”, tha ai.

Derisa, Rukiqi shtoi se përkundër dështimeve, kryeministri Albin Kurti, vazhdon që ato t’i paraqesë si suksese dhe rekorde.

“Kjo qeveri është sinonim i qeverisjes me paaftësi por prap duke qëndruar krenarë pra të paaftë dhe krenarë me paaftësinë e vet. E  thash që kryeministri vazhdon ti paraqesë këto si rekorde dhe suksese”, tha Rukiqi.

Tutje, Rukiqi përmendi edhe sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, të cilat tha se kanë ndikuar në humbjen e besimit në tregun e Kosovës.

Prandaj, ai vlerësoi që si pasojë e kësaj situate, kompanitë e huaja kanë porositur shumë më pak produkte në vitin paraprak, kështu duke rënë dukshëm eksporti i vendit.

“Sanksionet kanë pasur ndikime në humbjen e besimit në tregun e Kosovës. Prandaj, kjo humbje e besimit në tregun e Kosovës, ka ndikuar që kompanitë e huaja të porosisin shumë më pak produkte në vitin e kaluar dhe kjo pastaj përkthehet në rënie të dukshme të eksportit. Kjo është një paaftësi shumë dimensionale, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikën e jashtme. Nëse ka një sinonim për këtë qeverisje, është paaftësia”, deklaroi Rukiqi tutje./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

​Bogujveci: Ekipi projektues drejt finalizimit të projektit të Teatrit të Operës dhe Baletit

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën