TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK: Nuk e lejojmë që Republika e Kosovës të bllokohet për interesa të ngushta partiak

by TËVË 1
7 muaj ago
3
A A
LDK-ja refuzon LVV-në, Abdixhiku thotë se nuk e shkelin fjalën e dhënë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi edhe sot Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet.

Në komunikatën e LDK-së përmendet edhe dështimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

‘‘Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dështoi për herë të tretë radhazi të konstituohet, duke konfirmuar edhe një herë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar institucionet e reja të vendit. Po ashtu, përpjekja e dytë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit përfundoi me dështim, duke theksuar se as pazaret politike e as shkeljet procedurale nuk mund të zëvendësojnë legjitimitetin demokratik dhe vullnetin real të deputetëve të zgjedhur nga qytetarët’’, thuhet në komunikatë.

LDK ka rikonfirmuar se nuk merr pjesë në asnjë proces, të cilin ata e cilësojnë se e cenon rendin kushtetues.

LDK ka deklaruar edhe se VV-ja ka bërë përpjekje të pareshtura për të ndikuar mbi vullnetin e deputetëve përmes presioneve dhe kalkulimeve të dyshimta, porse, megjithatë, kjo parti nuk i ka numrat.

Nga kjo parti është thënë edhe se çdo përpjekje për të shtyrë përpara agjenda politike pa shumicë përfaqëson cenim të demokracisë dhe shkelje të rregullave të lojës parlamentare.

‘‘Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon pozicionin e saj të qartë:

Së pari, pranimi i dorëheqjeve verbale nga anëtarët e Qeverisë të certifikuar si deputetë nga Komisioni për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve ka hapur rrugë për konstituimin formal të Legjislaturës së IX. Së dyti, LDK-ja ka qenë dhe mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos marrë pjesë në asnjë proces që cenon rendin kushtetues, procedurat demokratike dhe vullnetin e lirë parlamentar. Së treti, çdo zyrtar i Qeverisë që ka bërë betimin si deputet, duhet ta dijë se çdo vendim i tij ekzekutiv nga 27 marsi bie ndesh me ligjin dhe LDK është e bindur që përbën shkelje penale prandaj dhe duhet të hetohet. Së katërti, pavarësisht përpjekjeve të pareshtura për të ndikuar mbi vullnetin e deputetëve përmes presioneve dhe kalkulimeve të dyshimta, realiteti është i qartë: Vetëvendosje nuk i ka numrat. Dhe ky fakt nuk mund të fshihet pas akrobacive procedurale apo improvizimeve parlamentare. Së pesti, kushdo që pretendon qeverisjen e vendit, duhet të sigurojë minimalisht 61 vota. Çdo përpjekje për të shtyrë përpara agjenda politike pa këtë shumicë përfaqëson cenim të demokracisë dhe shkelje të rregullave të lojës parlamentare’’, thuhet nga LDK-ja.

Sipas LDK-së ka vlerësuar se Kosova ke nevojë urgjente për stabilitet institucional dhe se kjo parti nuk do të lejojë që vendi të bllokohet për interesa të ngushta.

‘‘Së fundmi, LDK-ja thekson se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet institucional dhe legjitimitet të plotë politik. Ne nuk do të lejojmë që Republika e Kosovës të bllokohet për interesa të ngushta partiake. Rruga e vetme përpara është respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zëri i arsyes, i ligjshmërisë dhe i përgjegjësisë demokratike – gjithmonë në shërbim të qytetarit dhe të shtetit të Kosovës’’, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Tags: LDKTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Ferizajt zhvillon aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Policia e Ferizajt zhvillon aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet me amandamentimin e propozuar nga PDK

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet me amandamentimin e propozuar nga PDK

Përplasje në KQZ për mënyrën e votimit të diasporës

Përplasje në KQZ për mënyrën e votimit të diasporës

Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj burrit që theri me thikë gruan dhe vajzën e tij në Prizren

Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj burrit që theri me thikë gruan dhe vajzën e tij në Prizren

Unitedi rikthen interesimin për Kanen

Kane mbetet te Bayerni

Hajdaraj: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit është i ligjshëm, mirëpresim padinë e tij

Hajdaraj: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit është i ligjshëm, mirëpresim padinë e tij

Policia e Ferizajt zhvillon aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Policia e Ferizajt zhvillon aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Talentet Begu e Jonuzi shkëlqejnë në prova te Hajduku

Talentet Begu e Jonuzi shkëlqejnë në prova te Hajduku

Vuçiq paralajmëron: Sanksionet amerikane mund të paralizojnë energjinë dhe sistemin bankar serb

Vuçiq paralajmëron: Sanksionet amerikane mund të paralizojnë energjinë dhe sistemin bankar serb

Amnesty International akuzon RSF-në për krime lufte në Darfur të Sudanit

Amnesty International akuzon RSF-në për krime lufte në Darfur të Sudanit

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet me amandamentimin e propozuar nga PDK

KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet me amandamentimin e propozuar nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën