TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

LDK-ja në Podujevë: Ndaleni presionin ndaj shkollave dhe personelit arsimor për ta ndërprerë grevën

nga Lindrit Zejnullahu
3 vjet më parë
0
A A
​LDK-ja kundër mocionin të AAK-së: Zgjidhje të mëdha s’ka të dialogohet vetëm për njohje

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri thirrje nga akterët qeveritarë të gjejnë zgjidhje me përfaqësuesit sindikalë për tejkalimin e situatës.

“Të ndalet menjëherë presioni ndaj drejtorëve të shkollave dhe personelit arsimorë në Podujevë. Akterët qeveritarë të ulen me përfaqësuesit sindikalë dhe të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e situatës së krijuar. Kjo është rruga e vetme. E jo presioni përmes pushtetit lokal. Ky është problem i nivelit qendror dhe përdorimi i komunave për qëllime politike eshtë i papranueshëm”, shkroi ndër tjerash ai.

Reklamë

Tutje, Hyseni tha se situata e krijuar të dielën nga ndërhyrja e pushtetit lokal në drejtorët e shkollave ka shkaktuar konfuzion të madh te prindërit dhe nxënësit.

“Situata e krijuar sot nga ndërhyrja e pushtetit lokal në drejtorët e shkollave po shkakton konfuzion të madh te prinderit dhe nxënësit tanë. Kjo është e papranushme! Tendenca e përdorimit të shkollave të Llapit për realizim të axhendave politike do të prodhojë probleme edhe për të ardhmen, sepse të njejtit do të punojnë bashkë edhe pas këtyre situatave”, thuhet tutje në postim.

Ndryshe, të dielën drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu u shpreh se të hënën do të fillojë procesi mësimor, duke thënë se greva do të përfundojë.

Por, kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi ka thënë se greva në këtë komunë do të vazhdojë edhe këtë javë.

“Në Podujevë greva vazhdon. Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i paraparë në udhëzuesin e grevës 9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet. Për çdo risi, do të informoheni me kohë”, ka shkruar Halimi.

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë thirrje ndaj mësidhmënësve që t’i kthehen punës të hënën.

Përmes një komunikate për media, MASHTI theksoi se humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe është e papranueshme për ta dhe gjithë shoqërinë.

“E drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj, konform përgjegjësive, secili duhet t’i përmbushë obligimet ligjore që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore. Kjo është në interesin më të mirë të fëmijëve. Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për MAShTI-n dhe për gjithë shoqërinë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Tutje, Ministria thotë se 50 eurot shtesë që janë ndarë për pagat e mësimdhënësve është në kufijtë e mundësive aktuale në vend.

Sipas MASHTI-t, në kushte të tilla pezullimi i procesit mësimor paraqet shqetësim serioz dhe një veprim me pasoja afatgjate për nxënësit e të gjitha grupmoshave.

Po ashtu, nga kjo Ministri thuhet se kanë indikacione se disa individë nga hierarkitë politike apo të qeverisjes lokale po ushtrojnë presion te mësimdhënësit dhe menaxhmenti i shkollave për të mos e filluar punën.

Lidhur me këtë, MASHTI kërkon që mos të ketë ndërhyrje në vendimet e mësimdhënësve, duke thënë se e drejtë për të qenë në grevë ose për të punuar duhet t’i garantohet secilit.

“Kërkojmë nga të gjithë që të mos ndërhyjnë në vendimin e mësuesve. E drejta për të qenë në grevë, ose për të punuar, duhet t’i garantohet secilit. Për më shumë, ky presion është edhe i dënueshëm sipas legjislacionit në fuqi. Po ashtu, do të vlerësonim lartë në këtë moment përfshirjen e mekanizmave kompetent, autoriteteve publike, Avokatit të Popullit, OShC-ve, që në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të veta të dalin me qendrime të qarta, propozime dhe rekomandime për balancimin e drejtë në mes të drejtave të palëve të përfshira në çështje, gjithnjë duke marrë parasysh rëndësinë e së drejtës në arsim që perfshinë rreth 320 mijë nxënës”, thuhet tutje në komunikatë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër persona të lënduar në një aksident në Prishtinë

Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare

Deri një orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Një i vdekur në një aksident komunikacioni në Klinë

Java fillon me mot të mirë

Sot mot me diell

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër persona të lënduar në një aksident në Prishtinë

Pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare

Deri një orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se kanë filluar fazat e para të sulmit

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se kanë filluar fazat e para të sulmit

Një i vdekur në një aksident komunikacioni në Klinë

Pse kafeja ju bën të lumtur në mëngjes

Pse kafeja ju bën të lumtur në mëngjes

Java fillon me mot të mirë

Sot mot me diell

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X