Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ardian Shala në një konferencë për media ka thënë se Qeveria po i lë pa paga 1000 familje dhe po e rëndon gjendjen ekonomike në vend.
“Qeveria ka ndërprerë kontratën e 1 mijë punëtorëve shëndetësorë duke i lënë pa paga ata dhe familjet e tyre. Mungesa e infermierëve është e qartë në çdo klinikë”, tha ai.
Shala tha se mungesa e specializimeve dhe largimi i mjekëve nga puna do ta rrisë procesin e largimit të mjekëve.
“Shumë shërbime tash po rrezikohen pasi shumica nga stafi janë të lodhur. Mungesa e specializimeve dhe largimi i mjekëve nga puna do ta rrisë procesin e largimit të mjekëve i cili nëse vazhdon me këtë trend do ta rrezikojë komplet sistemin shëndetësorë”, tha Shala.