Partia në pushtet ka publikuar videon e radhës kundër opozitës.
Kësaj radhe, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për profesorët e saj të ekonomisë.
E në videon e publikuar nga ta, është e përfshirë edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
E kontaktuar prej televizionit, Bajrami thotë se akuzat janë të pabaza.
Sipas saj videot e tilla po bëhen për opozitën, pasi Vetëvendosje ka mangësi në secilin nivel të qeverisjes së tyre.
Kritika për videot e Vetëvendosjes ka edhe analisti politik, Bekim Kabashi.
Ai thotë se ky subjekt politik ende nuk është në dijeni se janë në pushtet dhe jo opozitë.
Ndërkohë përderisa Vetëvendosje po bënë shpërndarjen e këtyre videove, është një aktivist i subjektit tjetër opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, që del shumë shpesh para institucioneve me parulla.
Në to, ai ka kritika kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj që është i dyshuar për një aferë korruptive dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Kronika e gazetares Fetije Kamberi.