TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK i quan shqetësuese rezultatet e PISA-s

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
LDK i quan shqetësuese rezultatet e PISA-s

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka quajtur shqetësuese rezultatet e Testit PISA të bërë publike të martën.

Ajo kritikoi Ministrinë e Arsimit për mënyrën se si ka bashkë-organizuar testimin e nxënësve për PISA.

Lushaku-Sadriu shtoi se herëve të kaluara për rezultatet e dobëta të nxënësve të Kosovës në PISA, partia që tash është në pushtet ka kërkuar seanca të jashtëzakonshme.

Sipas saj, derisa në shkollat e Kosovës ka mungesa elementare të kushteve për nxënësit, në buxhet ka suficit.

“Të dhënat janë tepër shqetësuese kur nxënësit e Kosovës tregojnë rezultat të dobët. Këto rezultate janë shqetësuese jo vetëm për ministrinë, për shkollat dhe përfitimet që i kanë nxënësit. Këtu shohim një dështim në mënyrën e bashkë-organizimit nga MAShTI të testit PISA. Ashtu siç janë bërë edhe testime të tjera që MASHTI ka dështuar si Ministri të adoptojë rrethanat ku nxënësit kosovarë do të tregonin performancë më të mirë. Kalueshmëria është tepër e dobët në testet tona kombëtare dhe këtu flasim për një dështim të vetë MASHTI-it në organizimin e testeve tona kombëtare çka flet që është krejt në diskrepancë me atë se sistemi arsimor për mënyrën se si realizohet mënyra e testimit. Duhet të shohim se çka bën MASHT sot. Arsimi s’është prioritet i kësaj Qeverie. VV ka bërë thirrje për seanca të jashtëzakonshme. Pikërisht është VV që nuk tregon as kujdesin minimal sa i përket arsimit. Ju e keni parë që dy vitet e fundit arsimi në Kosovë ka filluar në mënyrë krejt dramatike”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Sipas saj, mandati i ministres Nagavci ka filluar me shkelje kushtetuese aty kemi kërkuar shkarkimin e saj.

“Paramendojeni qindra miliona rrinë në suficit ndërkohë që në shkollat tona nuk ka banka ashtu siç duhet, s’ka karrige. Nuk ka laboratorë, nuk ka mjete konkretizuese. Qysh të performojë më pas nxënësit mirë se një mësim e mësojnë vetëm nga aspekti teorik dhe jo praktik. Kjo kallëzon shumë sa kjo Qeveri e ka prioritet arsimin dhe sa kjo qeveri e merr seriozisht cilësinë në arsim”.Lushaku-Sadriu u pyet edhe për mbledhjen e strukturave të partisë për të kompletuar udhëheqësin e re, raporton EO.“Do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të shtunën dhe aty pritet që të dalin të gjitha strukturat dhe të kompletohet i gjithë ekzekutivi i jonë partiak”, u shpreh Lushaku-Sadriu./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Fshatrat e Podujevës nesër do të mbesin pa ujë për disa orë

Albulena Haxhiu nis punën si ushtruese e detyrës së presidentes

Albulena Haxhiu nis punën si ushtruese e detyrës së presidentes

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Mbledhja e Komisionit për AKI-në mbahet me dyer të mbyllura

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Arrestohet një i mitur i kërkuar dhe i dënuar për dhunim në Prishtinë

I mituri në Kaçanik kapet me kanabis në oborrin e shtëpisë

Rrahje masive në Kllokot, të përfshirë edhe dy policë jashtë detyrës

Gjenden municion e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën