TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të marrë një vendim të drejtë dhe të paanshëm lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën urgjente për të shmangur bllokadën institucionale.

Në një komunikatë për media, LDK ka potencuar se beson në mandatin kushtetues të Gjykatës Kushtetuese dhe në rolin e saj si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit.

Sipas këtij subjekti politik, partia që ka fituar zgjedhjet nuk e ka përmbushur përgjegjësinë për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit, ashtu siç përcaktohet me Kushtetutë dhe me praktikat e deritanishme parlamentare.

LDK ka shtuar se është jetike që institucionet të funksionojnë normalisht dhe që secili subjekt të respektojë rendin kushtetues.

KOMUNIKATË PËR MEDIA:

LDK-ja pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese për të shmangur bllokadën institucionale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh besimin e saj të plotë se Gjykata Kushtetuese do të veprojë në përputhje me mandatin e saj kushtetues dhe të japë një vendim të drejtë lidhur me situatën aktuale të bllokadës institucionale.

Lënda e dorëzuar nga LDK-ja para Gjykatës Kushtetuese ka në thelb një fakt të pakontestueshëm: subjekti politik që ka dalë i pari në zgjedhje nuk e ka zbatuar agjendën e seancës konstituive, duke refuzuar të propozojë kandidat për Kryetar të Kuvendit. Përkundrazi, përmes insistimit të përsëritur – plot 48 herë – është kërkuar votim jashtë rendit të ditës dhe jashtë procedurës kushtetuese, në vend se të propozohej kandidati për Kryetar Kuvendi siç kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare.

Kjo sjellje ka prodhuar bllokadë të qëllimshme dhe ka dëshmuar se subjekti në fjalë nuk ka pasur as vullnetin dhe as kapacitetin për të ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë që i takon të parit.

LDK-ja e ka bërë të qartë se, në përputhje me vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe me parimet themelore të funksionimit të sistemit kushtetues parlamentar, në rast se subjekti i parë dështon të sigurojë shumicë, e drejta për të propozuar kandidatin duhet t’i takojë shumicës parlamentare. Sistemi demokratik funksionon mbi bazën e shumicës dhe përgjegjësisë, jo të bllokadës dhe mungesës së vullnetit politik.

Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç në garantimin e funksionimit të institucioneve dhe në mbrojtjen e rendit demokratik në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

LDK-ja pret nga Gjykata Kushtetuese një vendim të drejtë dhe në përputhje me frymën e Kushtetutës – që i hap rrugë shumicës parlamentare të ushtrojë të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe të rikthejë normalitetin institucional.

LDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit kushtetues dhe për një qeverisje që reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Tags: Gjykata Kushtetuesekomunikat per mediaLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Dëshmitari i Thaçit Duncan: Pres me padurim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Washington DC shpall 17 Shkurtin ditë zyrtare të Pavarësisë së Kosovës

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Shtetet evropiane: Rusia e helmoi Navalnyn me toksinën e një bretkose ekzotike

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Ndërron jetë regjisori i RTK-së, Sadedin Prekazi

Hoxhaj: Një koalicion PDK-LVV e shoh të pamundur

Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën