Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të fitojë dy komuna në raundin e parë: atë në Istog me 58.78% dhe atë në Lipjan me 51.15%.
Ndërkaq, në nëntë komuna të tjera, LDK shkon në balotazh: Gjilan (kundër LVV), Fushë Kosovë (kundër LVV), Obiliq (kundër LVV), Pejë (kundër LVV), Prishtinë (kundër LVV), Viti (kundër LVV), Dragash (kundër PDK), Suharekë (kundër AAK) dhe Junik (kundër AAK).
Nga këto, LDK prin në gjashtë komuna dhe është e dyta në tri të tjera.
Rezultatet e LDK-së në komunat për balotazh:
Gjilan (kundër LVV) – 49.79%
Fushë Kosovë (kundër LVV) – 45.14%
Obiliq (kundër LVV) – 46.47%
Pejë (kundër LVV) – 46.11%
Prishtinë (kundër LVV) – 46.11%
Viti (kundër LVV) – 37.99%
Dragash (kundër PDK) – 43.98%
Suharekë (kundër AAK) – 45.70%
Junik (kundër AAK) – 47.91%