Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë e vendit për nepotizëm në institucionet dhe ndërmarrjet publike, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook, LDK ka shkruar se partia në pushtet kishte premtuar depolitizim të institucioneve derisa po e bënë të kundërtën.
“Pushteti premtoi punësim me meritë. Por kemi nepotizëm, konflikt interesi e punësime militantësh. Retorikë boshe, premtime të thyera, zhgënjim për qytetarët.
Kosova meriton më mirë!”, thuhet ndër të tjera në postimin e LDK-së.