TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK e AAK thonë se qeveria ka dështuar të ndalë ikjen e profesionistëve shëndetësorë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Zemaj: S’ka kushte për zgjedhjet në veri, Qeveria ka rënë në grackë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vlerësojnë që shteti është duke dështuar që t’i mbajë në Kosovë profesionistët shëndetësorë.

Sipas deputetëve të opozitës, nëse Qeveria e Ministria e Shëndetësisë nuk ndërmarrin hapa duke hartuar plane e strategji për t’i joshur ata që të qëndrojnë në Kosovë, numri i profesionistëve shëndetësorë që do ta lëshojnë vendin do të jetë shumë i madh.

Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ikja e mjekëve dhe e profesionistëve të tjerë shëndetësorë është një fatkeqësi e madhe që është duke e goditur vendin, e që është duke “e lënduar” sektorin publik shëndetësor dhe atë privat.

“Nëse nuk ka një plan, nëse nuk ka një strategji për t’i mbajtur edhe për t’i joshur në kuptimin edhe funksional, por edhe material, mjekët, profesionistët, specialistët, specializantët, mjekët e rinj, atëherë ikja do të jetë në vazhdimësi. Kjo është fatkeqësi e madhe për sektorin publik shëndetësor, por e lëndon edhe atë privat, mbi të gjitha edhe kujdesin, e shërbimet që marrin qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Zemaj ka thënë se Qeveria e Ministria e Shëndetësisë janë duke dështuar me politikat e tyre sa i përket sektorit të shëndetësisë.

“Për fat të keq këto tri vitet e fundit kanë qenë shumë të lënduara edhe viti tash i katërt i kësaj qeverie. Në janar kemi informacione se akoma edhe më shumë ka kërkesa për largim jashtë vendit. Ndërsa kërkesat për plotësimin e kushteve mbeten të njëjta dhe të paimplemtueshme nga Qeveria aktuale. Këtu janë duke dështuar politikat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë aktuale”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, i cili me profesion është mjek, ka thënë se ende nuk kanë parë një strategji të mirëfilltë në drejtim të marrjes së hapave konkretë lidhur me ndalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësorë.

Ai tha se sipas të dhënave vetëm në vitin 2023 nga vendi janë larguar 150 mjekë dhe se arsyet e largimit sipas tij, janë kushtet jo të mira të punës dhe pagat e ulëta.

“Kjo e keqe Kosovën ka filluar ta godas që sa. Praktikisht nga viti 2021 e këndej, pra me pandeminë, në mënyrë permanente nga viti në vit shtohet numri i personelit mjekësor i cili lëshon vendin. Nuk kemi parë ndonjë strategji të mirëfilltë, e cila do ta involvojl shtetin tonë, pra Qeverinë, Ministrinë e Shëndetësisë, në drejtim të marrjes së hapave konkretë lidhur me ndalimin e këtij procesi”.

“Kemi të dhëna që vinë nga Oda Mjekëve se rreth 150 mjekë vetëm në vitin që e lamë pas, pra 2023, e kanë lëshuar Kosovën dh në fletëdeklarim ata deklarojnë arsyet pse e tërheqin licencën. Kjo nënkupton që ne duhet të veprojmë në ato pika. Pra ata i kanë cekur kryesisht dy arsye pse dalin, janë kushtet e punës dhe punësimi”, ka thënë Dreshaj./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Krasniqi: Pesë vjet padrejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova kërkon drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Hoxhaj: Veriu i Kosovës platformë elektorale, jo shtetërore

Hoxhaj: Qëndresa e ish-krerëve të UÇK-së është dëshmi e sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Greva në aeroportet gjermane pritet të anulojë disa fluturime nga Prishtina

MPB lanson faqen e re me informacione për udhëtime në zonën Schengen

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

Mario Mitaj dhuroi “show” me Al Ittihadin në Ligën e Kampionëve në Azi

Mario Mitaj dhuroi “show” me Al Ittihadin në Ligën e Kampionëve në Azi

Australia ndalon Reddit për fëmijët nën 16 vjeç

Australia ndalon Reddit për fëmijët nën 16 vjeç

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Krasniqi: Pesë vjet padrejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova kërkon drejtësi dhe liri për çlirimtarët

16 fitore rresht, vazhdon forma e lartë e Bayern Munchenit

16 fitore rresht, vazhdon forma e lartë e Bayern Munchenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën