TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

LDK dhe PDK kërkojnë zgjedhje të parakohshme, LVV kundër

Partitë opozitare që nga viti i kaluar kanë kërkuar që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar qeverinë për mos qeverisje të mirë. Ndërsa nga partia në pushtet, janë kundër kësaj kërkese meqë sipas tyre, qeveria Kurti ka vullnet për të quar mandatin e saj deri në fund.

nga tëvë1
10 Janar, 2024
0
A A
Mbi 6 milionë euro u shpenzuan nga buxheti i shteti për zgjedhjet lokale

Krizat politike në vend kanë ardhur shumë herë pasi partitë në pushtet nuk kanë arritur të dërgojnë mandatin e tyre deri në fund.

Që nga viti i kaluar partitë opozitare kanë kërkuar që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tyre, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, nuk po qeverisë mirë me vendin.

Nga LDK thonë se ka shumë arsye që vendi duhet të shkojë në zgjedhje këtë vit.

“ Vendi do duhet të shkon në zgjedhje për arsyeje të keqqeverisjes mos menaxhimi me institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe dështimin në procesin e dialogut i cili e ka futur Kosovën në një rrugë e cila nuk ka qenë e favorshme dhe është sanksionuar për arsyeje të papërgjegjësisë të kësaj qeveria dhe kryeneçësisë të kryeministrit Kurti por edhe gjithë atyre që kanë marrë pjesë në proces të dialogut”, ka thënë Armend Zemaj nga LDK.

Edhe nga PDK e shohin të arsyeshme shkuarjen në zgjedhje, por që shtojnë se një gjë e tillë varet nga zhvillimet dhe lëvizjet politike globale.

“Që ta detyrojmë të ndalet deri në mos pranimin e këtyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, pas pranimit në tetor për çfarë po flasim tash vetëm për detyrimet për implementim. Zgjedhjet do të jenë të maturuara nga lëvizjet globale që janë në botë për arsyeje ideologjike dhe zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës” , ka thënë deputeti i PDK-së, Hysen Berisha.

Por nga partia në pushtet, e konsiderojnë të pakuptimtë shkuarjen në zgjedhje, siç thonë, pas arritjeve të fundit nga qeverisja e mirë e kryeministrit Kurti.

“Është e pakuptimtë të shkojmë në zgjedhje, sepse konfigurimin e grupit parlamentar ka vullnet që kjo qeveri ta dërgon mandatin deri në fund, poashtu me punët të cilat janë zhvilluar suksesshëm në aspekte të ndryshme, aspektin ekonomik, sigurisë kombëtare sidomos me fillimin e janarit, liberalizimi i vizave, pagesa e energjisë në veri, si dhe targat RKS” , është shprehur Arber Rexhaj.

E se vendi do të përballet me zgjedhje të parakohshme e thotë edhe një profesor universitar.

“Ky vetëm është vit zgjedhor, pra në janarin e vitit të ardhshëm duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta kështu që i bije të shpallen dy tre muaj më herët…. Zbatimin e planit franko-gjerman apo aneksit të Ohrit ku është i inkluduar edhe zbatimi i Asociacionit kjo mund të jetë edhe një problematikë sepse jemi në fund të mandatit edhe pushteti nuk dëshiron të zbatojë diçka që mund të jetë mandej ti vije bumerang në zgjedhjet e ardhshme”, vlerëson Dritëro Arifi.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në partinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur me 14 shkurt të vitit 2021, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese dhe siguroi shumicën e deputetëve duke siguruar 58 ulëse në kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kronika e realizuar nga gazetari Venhar Isufi

Tags: LDKOpozitapdkzgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Izraeli vret të paktën 23 persona në Gaza në ditën e tretë të Bajramit

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE-ja do t’i heqë Kosovës

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

E papritur, Gjokoviqi “lavdëron” Shqipërinë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Reagon OVL e UÇK-së pasi u largua flamuri në Air Albania: Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve tanë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X