TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

LDK: DASH-i konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
LDK: DASH-i konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka thënë se në raportin e djeshëm të Departamenti Amerikan i Shtetit konstatohet korrupsioni serioz në Qeverinë Kurti.

Ai ka përmendur rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin siç ka potencuar, vërtetohet korrupsioni qeveritar dhe pandëshkueshmëria për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare.

Reklamë

“Institucionet amerikane në raportin e tyre vjetor për gjendjen për të drejtat e njeriut në Kosovë, raportuan dje se gjendja kronike e korrupsionit në Kosovë ende po vazhdon. Me këtë qeveri, nuk ka ndryshuar asgjë në fushën e korrupsionit. Ky raport ka dy gjetje tepër të rëndësishme për sa i takon gjendjes në lidhje me korrupsionin dhe dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave. Raporti i DASH-it konstaton se ka korrupsion serioz në institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës. Po ashtu, raporti konstaton se ka mungesë të ndëshkueshmërisë për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. Le të mos harrojmë se premtimi kryesor i kësaj qeverie ka qenë zhbërja e korrupsionit në institucionet e Kosovës, megjithatë, raporti i miqve amerikan vërteton një gjendje të kundërt nga ky premtim. Rasti i ambasadorit Martin Berishaj, mikut të pushtetarëve të LVV-së të cilin të gjithë e mbrojtën, ku mediat raportuan për lidhje serioze korruptive vërteton gjendjen që ka konstatuar Departamenti i Shtetit për Kosovën. Kjo gjendje me korrupsion që po e gërryen shoqërinë tonë është alarmuese”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, në raport alarmante është edhe dhuna në familje dhe ndaj grave. Tahiri ka shtuar se qeveria në këtë aspekt ka dështuar të adresojë këtë problematikë dhe të ofrojë mbrojtjen e duhur ndaj grave.

“Ne si LDK bashkë me qytetarët e Kosovës kërkojmë llogaridhënie nga kryeministri i cili ka 15 vjet që ka ndërtuar një narrativë të rrejshme duke mashtruar në emër të luftës kundër korrupsionit. Një e gjetur tjetër e rëndësishme e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit është dhuna në baza gjinore, dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Duke e vlerësuar si një prej problemeve madhore të shoqërisë sonë. Rasti më flagrant është vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, e cila praktikisht u vra në duart e shtetit. Në këto dy vjet kemi pa rritje të numri të vrasjes së grave dhe po ashtu rritje të dhunës mbi baza gjinore. Qeveria ka dështuar të ofrojë mbrojtën e duhur mbi gratë dhe adresimin e këtij problemi që e ka shoqëria jonë”, ka përfunduar ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar të hënën raportin vjetor për Kosovën, në mes tjerash aty si problematika janë përmendur korrupsioni serioz qeveritar dhe dhuna mbi bazën gjinore. /KP

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Bugaqku: Vendimi për Listën Serbe, i pabazë dhe populist

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

Emisioni “Info Nata” 21.08.2025

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

“Nëse ka fakte, t’i pështyjmë në fytyrë!” – Tahiri për partitë ish-opozitare që “bashkëpunojnë” me Listën Serbe

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

Vdes edhe 19-vjeçari pas aksidentit ku humbi prindërit

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Për zgjedhje të lira kërkohet pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Abazi: E lehtë për të dalë nga ngërçi, kthehuni te Glauk Konjufca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X