TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

by TËVË 1
6 muaj ago
0
A A
Lavrov thotë se nuk është planifikuar asnjë takim mes Putinit dhe Zelenskyt

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të biseduar për përfundimin e luftës mbi trivjeçare.

Lavrov e tha këtë vetëm disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se kishin nisur përgatitjet për t’i ulur ata së bashku në një tryezë bisedimesh.

“Nuk është planifikuar asnjë takim” mes liderëve rusë dhe ukrainas, tha kryediplomati rus në një intervistë të regjistruar për emisionin e së dielës të NBC, “Meet the Press with Kristen Welker”.

Trump tha të hënën në rrjetet sociale se kishte folur me Putinin dhe se tashmë kishin nisur përgatitjet për një takim në një vend që do të përcaktohej më vonë. Ai shtoi se do t’i bashkohej më pas atyre në një takim trepalësh.

Ditëve të fundit janë rritur dyshimet për përkushtimin e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja, pasi zyrtarët rusë kanë bërë kundërshtime ndaj pikave kyçe të propozimeve fillestare.

Lavrov tha të enjten se Putini është i gatshëm të takohet me Zelenskyn për t’i shtjelluar kushtet për paqe, por vetëm pasi çështjet kryesore të zgjidhen paraprakisht nga zyrtarët e lartë.

Ukraina kërkon nga Perëndimi garanci të sigurisë për ta parandaluar ndonjë sulm rus pas luftës, dhe zyrtarët amerikanë e evropianë po nxitojnë për të hartuar propozime të hollësishme se si mund të funksionojë kjo, shkruan REL.

Por, Lavrov tha më herët këtë javë se të bësh marrëveshje sigurie për Ukrainën pa përfshirjen e Moskës është e pakuptimtë.

Të enjten, një sulm i madh rus me dronë dhe raketa mbi Ukrainë goditi një fabrikë elektronike në pronësi amerikane, pavarësisht kritikave të Trumpit ndaj Putinit për vazhdimin e bombardimeve mbi objektivat ukrainase ndërkohë që flitet për paqe.

Tags: putinSergei LavrovTeve1zelensky
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spanja paralajmëron: Konflikti me Iranin mund të kthehet në luftë të gjatë me pasoja globale

Spanja paralajmëron: Konflikti me Iranin mund të kthehet në luftë të gjatë me pasoja globale

Arabia Saudite deklaron se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj

Arabia Saudite deklaron se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

​Mungesat e nxënësve dyfishohen ndër vite, Salihaj: Institucionet duhet të marrin masa

​Mungesat e nxënësve dyfishohen ndër vite, Salihaj: Institucionet duhet të marrin masa

“Nuk brengosem” nëse Irani luan në Kupën e Botës, thotë Trump

“Nuk brengosem” nëse Irani luan në Kupën e Botës, thotë Trump

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Basketboll, mesjava me super ndeshje në Superligë

Ballkani – Gjilani e Llapi – Malisheva, ndeshjet kryesore të çerekfinales në Kupën e Kosovës

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen tri ndeshje, vëmendja te Ballkani – Gjilani

Spanja paralajmëron: Konflikti me Iranin mund të kthehet në luftë të gjatë me pasoja globale

Spanja paralajmëron: Konflikti me Iranin mund të kthehet në luftë të gjatë me pasoja globale

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

KESCO: Nga 1 prilli 2026 nis faza e dytë e daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë

Arabia Saudite deklaron se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj

Arabia Saudite deklaron se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën