TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lavrov: Situata në Kosovë alarmante, mund të provokojë konflikt të ri në Evropë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lavrov flet për bombardimin e një materniteti dhe spitalit të fëmijëve

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se situata në Kosovë është alarmante dhe se mund të provokojë një tjetër konflikt në qendër të Evropës.

“Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës – pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, tha Lavrov gjatë një vizite në Kenia, raporton agjencia shtetërore ruse, RIA Novosti.

Ai shtoi se situata kërkon një “zgjidhje gjeopolitike” që do të garantonte sigurinë e vendeve evropiane.

Sipas tij, “asnjë bllok, përfshirë NATO-n, nuk ka të drejtë të pretendojë dominim në atë pjesë të planetit”.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur, pasi grupe të serbëve lokalë janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Të premten e kaluar, Policia e Kosovës ka hyrë me forcë në këto komuna për t’i instaluar kryetarët e rinj.

Qeveria e Kosovës i ka mbrojtur veprimet e policisë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare i ka dënuar ashpër ato, duke paralajmëruar se minimizojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e fqinjit të saj, Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, është aleate e Serbisë dhe mbështet vazhdimisht veprimet e saj kundër shtetësisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

53 migrantë të vdekur ose të zhdukur pas përmbysjes së një anijeje në Mesdhe

53 migrantë të vdekur ose të zhdukur pas përmbysjes së një anijeje në Mesdhe

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të vrarë katër persona

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të vrarë katër persona

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

Sulmi izraelit në Libanin jugor vret tre persona, përfshirë një fëmijë

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Shoferët e trenave në Spanjë nisin grevë mbarëkombëtare për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Nga një muaj paraburgim për tre të akuzuarit për krim të organizuar e vepra tjera

Reagimi i radhës nga VV, Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

Reagimi i radhës nga VV, Durmishi: Gjykata Speciale s’është dashur të themelohej

Spiropali reagon ndaj Hagës: Drejtësia për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë e drejtë, jo e njëanshme

Spiropali reagon ndaj Hagës: Drejtësia për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë e drejtë, jo e njëanshme

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Dr.Arben Ziberi vazhdon rrugëtimin politik me Izet Mexhitin

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident trafiku në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

ZKA-ja nis auditimin për skemat pensionale në Kosovë

ZKA-ja nis auditimin për skemat pensionale në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën