TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Lavdi o babai im, të përkujtojmë përgjithmonë”, djali dhe vajza e rreshterit Afrim Bunjaku përkujtojnë heroin në 1-vjetorin e rënies

nga Fetije Kamberi
24 Shtator, 2024
0
A A
“Lavdi o babai im, të përkujtojmë përgjithmonë”, djali dhe vajza e rreshterit Afrim Bunjaku përkujtojnë heroin në 1-vjetorin e rënies

Me himnin e Kosovës, Shqipërisë dhe të Policisë, e nisën Akademinë Përkujtimore për njëvjetorin e rënies së heroit Afrim Bunjaku.

Një minutë heshtje për rreshterin Bunjaku mbajtën të gjithë të pranishmit.

E për njëvjetorin e rënies së tij, djali i tij Fatlum Bunjaku ia ka kushtuar një vjershë

Vajza e heroit, Arbenita Bunjaku tha se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.

Vajza e tij tha se është krenare që babai i saj është hero i të gjithëve.

“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai. E vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Por, krenaria e madhe që kemi për babin tonë të patrembur na bënë të vazhdojmë përpara. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë, ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne. Një vit pa ty babi, heroi i Kosovës. Një vit me plot sfida, mungesë që shkon e rritet ku asgjë nuk e përmbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh. Të jetosh në zemrat e atyre që le pas do të thotë të mos vdesësh kurrë. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë krenaria e familjes dhe shtetit tonë. Pusho në paqen e amshueshme heroi ynë”, tha Arbenita.

Në emër të familjes Bunjaku, foli edhe vëllau i tij, Mujë Bunjaku.

Polici Mirsad Kryeziu i cili ishte pranë rreshterit Afrim Bunjaku në momentet e fundit të jetës së tij, ka ndarë kujtimet për kolegun e tij.

“Pata fatin e mirë dhe krenarinë time të madhe që të mos e harrojë asnjëherë në jetë. Jemi njoftuar si dy përgjegjës të ekipeve, pas komunikimit që zhvilluam me Afrimin dhe kolegët tjerë që ishin prezent filluam dhe kontrollimin e perimetrit ku ishin vendosur kamionët. Ndërkohë një pjesë ku ishte rreshter Afrimi nga grupi terrorist është aktivizuar një mjet shpërthyer i fuqishëm në ato momente kanë filluar të shtënat me armë zjarri në drejtim dhe pozicionet tona. Ndonëse të sfiduar nga errësira jemi përgjigjur më zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit në ndërkohë kam vërejtur se rreshteri Afrimi është plagosur rëndë, po ashtu edhe kolegu Alban Rashiti që ishte afër. Mes breshërish të plumbave kemi arritur të tërheqim rreshterin për ta dërguar për trajtim mjekësor, jemi përpjekur shumë, ama jashtëzakonisht shumë që ai të jetë i gjallë e të ju mbijetojë plagëve, por për fat të keq nuk ia kam dalë. Sa më shumë e tërhiqja aq më shumë shtoheshin të shtënat. Për atë nuk do të lëja për asnjë moment, edhe pse kjo do të më kushtonte me jetë”, ka rrëfyer Kryeziu.

Të pranishëm në këtë akademi ishin edhe krerët shtetërorë, zëvendëskryeministra, deputetë, zyrtarë të policisë së Kosovës e ambasadorë të huaj.

Në nderim të tij, folëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Kryeministri Albin Kurti tha se rreshter Afrim Bunjaku një vit më parë ra dëshmor në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës dhe tërësisë territoriale të vendit. Shefi i ekzekutivit theksoi se Bunjaku u vra sepse nuk deshi që të pësonin të tjerët.

“Pikërisht në vitin e 25-të të lirisë u sprovuam përkitazi gatishmërisë dhe aftësisë tonë si shtet dhe si shoqëri për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq sakrifica e mund ndër gjenerata të tëra. Kështu, saktësisht një vit më parë, shteti ynë, Republika e Kosovës u përball me sfidën më të rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit të vitit 2023, një grup terroristësh të mbështetur, të armatosur, të financuar, trajnuar dhe instruktuar nga shteti i Serbisë kryejnë një akt të qartë agresioni me qëllim shkëputjen dhe aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës në veri të saj. Në fshatin Banjskë të Zveçanit ky grup terroristësh serbë me uniforma taktika ushtarake hasen në një patrullë policore të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e së cilës i sulmuan. Atë ditë terroristët serbë e vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe e plagosën zyrtarin policor Alban Rashiti”, deklaroi Kurti.

E, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se data 24 shtator është data më e re e shënuar në kalendarin e Kosovës.

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe rënia e heroit Afrim Bunjaku ishin kthesa që ndryshuan rrethanat në Kosovë, në rajon dhe më gjerë. Ky sulm shpërfaqi plotësisht Serbinë. Nuk ka ndryshuar asgjë në natyrën e saj agresive ndaj shteteve fqinje. Regjimi në Beograd provoi dhe dështoi. Regjimi në Beograd nëse provon sërish do të dështon. Mbrojtja jonë me vendosshmëri për sovranitetin territorial dëshmon që jemi jo vetëm Republikë e drejtësisë por edhe Republikë e aftësisë dhe guximit. Këto janë virtytet që i duhen institucioneve të shtetit. Këto virtyte i bart Policia e Republikës së Kosovës”, deklaroi Sveçla.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur erdhën nga Serbia në Banjskë të Zveçanit dhe sulmuan Policinë e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Çka ndodhi në takimin e presidentes me liderët e partive politike?

Ekskluzive: KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Ekskluzive: KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

“Këndi i Debatit” 15.05.2025

“Këndi i Debatit” 15.05.2025

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Çka ndodhi në takimin e presidentes me liderët e partive politike?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X