Laura Fazliu e ka fituar luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti polaken Natalia Kropska.
Ndaj saj fitoi me Ippon, të cilin e realizoi me mbërthim. Për shkak se ishte e lënduar, Laurës i është dashur pak kohë për të gjetur ritmin.
Pas një dueli të fortë, mbërtheu dorën e polakes, që u dorëzua. Laura është prej favoriteve të kategorisë deri 63 kilogramë.