Latifi bëri të ditur se vlera e përgjithshme e dëmit të shkaktuar nga këto vërshime ka arritur mbi 3 milionë e 540 mijë euro.
“Në terren kemi formuar dhe angazhuar 7 komisione, 3 nga to për regjistrimin e dëmeve në bujqësi, 3 për regjistrimin e dëmeve në amvisëri, ekonomi familjare dhe biznese dhe 1 për regjistrimin e dëmeve në infrastrukturë publike. Raporti i dëmeve në bujqësi është mbi 1 milion. Ndërsa raporti i dëmeve në infrastrukturë është mbi 550 mijë euro, po ashtu raporti i dëmeve në amvisëri, ekonomi familjare dhe biznese është gjithashtu mbi 1 milionë. Pra, vlera e përgjithshme e dëmit të shkaktuar nga përmbytjet e vërshimeve të fundit në Rahovec është mbi 3 milionë e 540 mijë euro”, deklaroi Latifi në emisionin “Ditari”.
Ndërsa, i pyetur në qoftë se presin të realizohet kërkesa e tyre që Qeveria Kurti t’i ndajë mbi 3 milionë euro buxhet për subvencionim në Komunën e Rahovecit, Latifi tha se shpreson që kjo Qeveri të arrijë t’i përkrahë qytetarët e dëmtuar duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë.
Kujtojmë se fshatërat Fortesë dhe Ratkoc konsiderohen si më të prekurat nga këto vërshime gjatë muajit të kaluar./Tëvë1.info/