Diploma universitare e Immanuel Kantit, e vitit 1755, e ruajtur si dëshmi e marrjes së gradës “Doktor i Filozofisë” në Universitetin e Königsbergut (Prusi), fillon me “Besmele” (Bismilah).
Dokumenti, i shkruar në latinisht, është një akt zyrtar akademik, hartuar sipas protokollit të kohës, ku përmenden edhe mbreti i Prusisë dhe autoritetet universitare.
Kjo dëshmon hyrjen formale të Kantit në jetën akademike si filozof dhe ligjërues, por edhe një gjë tjetër të rëndësishme: përhapjen e përdorimit të atributit hyjnor në dokumentet shkencore të asaj periudhe.
Sipas filozofit Latif Mustafa, kjo nuk është rastësi. Në shekujt XVII dhe XVIII në Europë, shumë libra dhe punime shkencore, veçanërisht ato të natyrës, metafizikës, kozmologjisë dhe disiplinave të ngjashme fillonin me atribute të Zotit, si një formë e zakonshme e nisjes së punës shkencore.
Në këtë kontekst, arabishtja konsiderohej ende një gjuhë shkencore, po aq sa latinishtja dhe greqishtja e vjetër, duke ruajtur një vend të rëndësishëm në traditën intelektuale evropiane.







