Një serbe, shtetase e Malit të Zi është larguar nga Manastri i Graçanicës, ku ka qëndruar që nga shkurti i vitit 2024.
Policia ka bërë të ditur se ky rast është iniciuar si “person i zhdukur” dhe se në dhomën ku ka qëndruar janë gjetur dokumentet personale të saj.
Rasti në Polici është lajmëruar më 24 dhjetor.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se nga Manastiri i Graqanicës është larguar viktima femër serbe shtetase e Malit të Zi, e cila ka qenë duke qëndruar në manastir që nga muaji shkurt 2024 dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas dëshmitares në dhomën ku ka qëndruar viktima janë gjetur dokumentet personale të viktimës. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “person i zhdukur’”, thuhet në raportin e PK-së.