Janë larguar rrethojat të cilat kanë qenë në komunën e veriut të Mitrovicës.
Këtë për Tëvë1, e ka thënë kryesuesi i kuvendit komunal të kësaj komune, Nexhat Ugljani i cili tha se këto rrethoja janë larguar pasi që komuna nuk duhet të izolohet, por të jetë e hapur për të gjitha komunitetet.
“Janë larguar rrethojat të cilat kanë qenë në komunën e Veriut të Mitrovicës, këto rrethoja u larguan pasi që komuna nuk duhet të izolohet por të jetë e hapur për të gjitha komunitetet”,tha ai./teve1.info/