TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Largimi i Escobarit po vlerësohet normal dhe se qasja e SHBA-së ndaj dialogut s’do të ndryshojë

Gabriel Escobar nuk do të jetë më i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë javëve te ardhshme ai pritet që të marrë një detyrë të re siç është praktikë e DASH-it. Por ata i kanë hedhur poshtë pretendimet se Escobar është shkarkuar, pasi sipas tyre, ai vetëm është larguar nga pozita si emsiar.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Escobar: Siguria e serbëve në Kosovë, përgjegjësi e Qeverisë

Për rreth tri vite ka bërë përpjekje për ti normalizuar marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor,

Madje gjatë kësaj periudhe, emisari Gabriel Escobar ka bërë edhe deklarata të forta në drejtim të palëve.

Mirëpo në këtë post Escobar do të jetë vetëm edhe disa javë.

Por sipas një përgjigje për Tëvë1 të Annie Verderosa, oficere e medieve nga Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Escobar nuk është shkarkuar vetëm ka ndërruar detyrën me rotacion.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij. Të gjithë oficerët e Shërbimit të Jashtëm në karrierë i ndërrojnë detyrat me rotacion çdo një deri në katër vjet si një praktikë e rregullt. Si oficer karriere i Shërbimit të Jashtëm, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet për një kalim të planifikuar prej kohësh në detyrën e tij të ardhshme në javët në vijim. Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo.

Në këtë përgjigje për Tëvë1, nga DASH-i thonë se SHBA-ja mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Largimin e Escobarit si një procedurë normale po e sheh njohësi i procesit të dialogut, Artan Muhaxhiri.

Sipas Muhaxhirit edhe pas largimit të Escobarit dhe ardhjen e një emisari të ri, politika amerikane nuk ndryshon kundrejt dialogut.

“Procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është krejtësisht naive të mendohet që një person, një individ mund ta devijojë mund ta orientojë sipas dëshirave të veta, ky është një proces shumë kompleks, shumë delikat dhe mendoj që edhe me largimin e zotëri Escobar dhe me ardhjen eventuale të një emisari tjetër nuk do të ndryshojë politika amerikane ndaj procesit të dialogut”

Muhaxhiri thotë se Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë një marrëveshje dhe në mungesë të saj po kërkojnë fajtor për lëshimet e veta.

“Ideja kryesore e Kosovës dhe Serbisë ka qenë që ta gjejnë një fajtor kujdestar për lëshimet e veta, për paaftësinë e tyre që të gjejnë kompromise të gjejnë vullnet, guxim që t’i tejkalojnë barrierat dhe të arrijnë marrëveshjen. Pra ka qenë e pa menduar mirë sepse Kosova do të duhej të bënte çmos që të arrinte këtë marrëveshje, pa këtë marrëveshje ka vetëm bllokadë, ka vetëm izolim ka vetëm stagnim, ndërsa me arritjen e marrëveshjes do të hapeshin horizonte të reja edhe politike edhe ekonomike edhe zhvillimore për Kosovën. Por kjo gjë nuk ka ndodhë dhe tani kërkohet fajtori kryesor, mund të jetë Lajcaku, mund të jetë Borelli mirëpo unë jam absolutisht i bindur që ky është një naivitet dhe që asgjë substanciale nuk do të ndryshoj edhe nëse vjen Pahori në vendin e Lajcakut nuk do të ketë ndryshime radikale në ecurinë dhe në stilin e dialogimit i cili ka qenë deri më tani”, ka thënë ai.

Ende nuk ka një emër se kush mund të zëvendësoj emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën