TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lansohet sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor

nga tëvë1
17 Mars, 2025
6
A A
Lansohet sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor

Në shënimin e 74-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, ka nisur edhe aktiviteti “Java e Arkivit të Hapur”, ku është lansuar sistemi elektronik i menaxhimit të materialit arkivor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se arkivat janë gardian të trashëgimisë dokumentare, prandaj tha se si qeverisjes i kanë dhënë vëmendjen që meriton.

Kurti teksa listoi gjashtë aspektet që përmirësuan funksionimin e arkivit, ofroi rritje të mbështetjes institucionale për Arkivin e Kosovës.

“Arkivat janë gardian të trashëgimisë dokumentare, kjo lloj trashëgimie është një testament themelor i kulturës dhe i kujtesës sonë historike që duhet tu transmetohet brezave të ardhshëm në gjendjen më të mirë të mundshme….13’19E para ligji, e dyta strategjia, e treta kushtet e punës, e katërta digjitalizimi masiv, e pesta qasje dhe menaxhimi elektronik i materialeve arkivor dhe e gjashta struktura e re me shumë profesionistë… Në këtë edicion të radhës javës së arkivit të hapur në emër të qeverisë sonë gjejmë rastin të theksojmë faktin se sikurse rrjetin e kulturës, trashëgimisë kulturore, bibliotekave, teatrove, kinemave…edhe arkivave ua kemi kthyer edhe vëmendjen dhe dinjitetin që e meritojnë sepse u kemi kthyer investimet e gjithanshme jo vetëm infrastrukturore….Mbështetja e qeverisë sonë jo vetëm që do të vazhdoj por edhe do të rritet”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Arkivit të Kosovës, Bislim Bislimi u shpreh se kanë digjitalizuar miliona dokumente.

Sipas tij, vetëm në vitin 2024 Arkivi i Kosovës ka digjitalizuar 2.5 milionë dokumente, derisa u shpreh se deri në fund të këtij vitit presin t’i bashkohen trendit të rajonit.

Si sfidë të radhës, Bislimi tha se mbetet krijimi i kushteve për pranimin e më shumë se 25 kilometrave apo mbi 250 milionë dokumenteve arkivore që ndodhet jashtë Agjencisë.

“Arkivi i Kosovës, në 15 vite, në mungesë të kushteve por me përkushtim të jashtëzakonshëm të stafit të brendshëm, kishte digjitalizuar afër 1,090.000 dokumente arkivore. Vetëm në vitin 2024, pasi filluam realizimin e projektit të digjitalizimit masiv ne kemi digjitalizuar 2.5 milionë dokumente, ndërsa pa përfunduar ende 3 mujori i parë i vitit 2025, këtij 3.6 milionëshit të digjitalizuar tashmë, i është shtuar edhe 1 milion tjetër duke na afruar kështu me numrin prej 5 milionë dokumentesh në regjistrin tonë digjital apo e shprehur në përqindje të materialit arkivor që e kemi në regjistra të inventarit hyrës, mbi 7% e sasisë së përgjithshme. Për të sqaruar trendin, Kosova ka qenë e fundit në rajon sa i përket digjitalizimit të materialit arkivor ku në këto vende, kjo përqindje varion ndërmjet 10 dhe 17%. Me investimet që po bëhen dhe me dinamikën aktuale të digjitalizimit tek ne, në fund të vitit 2025 ne veçse përafrohemi trendit të rajonit”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Arkivit të Kosovës, Bislim Bislimi tha se vitin e kaluar nga komunat veriore kanë rikthyer material arkivor nën kontroll të Arkivit të Kosovës.

“Kur jemi tek komunat veriore, vitin e kaluar, falë bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, rikthyem nën kontrollin ligjor të Agjencisë materialin arkivor që mbahej nga strukturat e paligjshme në veri që financoheshin e organizoheshin nga Serbia. Me sasinë e dakorduar, me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për dorëzim në Arkiv të materialit të ish ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, tashmë mund të themi se Agjencia e Arkivave vetëm në vitin e fundit ka rritur sasinë e përgjithshme të materialit, afër 35%”, tha ai./kp

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Si erdhi deri te aksidenti me fatalitet në Kuzmin të Fushë – Kosovës?

Si erdhi deri te aksidenti me fatalitet në Kuzmin të Fushë – Kosovës?

Njohësit e sigurisë thonë se kërcimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Njohësit e sigurisë thonë se kërcimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Hasani: LVV ka frikë nga PDK, po kërkon parterë lojal

Hasani: LVV ka frikë nga PDK, po kërkon parterë lojal

Hasani thotë se nëse Haxhiu nuk do të ishte kandidate e VV-së do ta votonte për kryeparlamentare

Spanja i kërkon BE-së që të vendos sanksione ndaj Izraelit

Spanja i kërkon BE-së që të vendos sanksione ndaj Izraelit

Osmani vizitë në Zvicër, ish-diplomatët thonë se nuk është vizitë historike

Osmani vizitë në Zvicër, ish-diplomatët thonë se nuk është vizitë historike

U gjet në mes të mbeturinave, si mund të identifikohen prindërit e foshnjës?

U gjet në mes të mbeturinave, si mund të identifikohen prindërit e foshnjës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X