TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lansohet projekti për ngritje të kapaciteteve hulumtuese në Kosovë “NanoKos”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lansohet projekti për ngritje të kapaciteteve hulumtuese në Kosovë “NanoKos”

Në Fakultetin e Mjekësisë është lansuar projekti “Ngritja e kapaciteteve hulumtuese në Kosovë – Nanopartikulat në Mjedis dhe në Hulumtim Mjekësor – NanoKos”, projekt ky që financohet nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1 milion euro.

UP-ja, në këtë projekt, që koordinohet nga profesori Armond Daci, është partner i përbashkët me Universitetin e Mbretit në Londër (lider), Universitetin e Milanos dhe Universitetin e Parmës.
Gjatë këtij takimi u prezantuan aspektet e përgjithshme të projektit, përfshirë qëllimet e tij, perspektivat e partnerëve dhe qasjet drejt implementimit të tij.

Hapjen e takimit e bëri rektori Qerim Qerimi, duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve.

“UP-ja do të përfitojë shumë nga ky projekt, i cili synon ngritjen e kapaciteteve hulumtuese, duke siguruar ambient dhe pajisje moderne për hulumtim, lehtësim të shkëmbimit të studentëve dhe stafit, me qellim të trajnimit të përbashkët, ofrimi i granteve për performancë dhe forma të tjera të mbështetjes,” tha rektori.

Ai shtoi që UP-ja, së fundi, ka ngritur fondin për mbështetje të kërkimit shkencor dhe është duke punuar me dedikim të plotë në simulimin e të rinjve për hulumtim, duke ofruar edhe bursa për studentët e doktoratës dhe duke ngritur kapacitetet e laboratorëve.

Për rëndësinë e këtij projekti foli edhe dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, prof. Suzana Manxhuka–Kerliu, e cila theksoi që ky fakultet është një ndër njësitë akademike më atraktive për të rinjtë.

“Ky projekt na ndihmon edhe në arritjen e objektivave kryesore të fakultetit tonë, të cilat, ndër të tjerash, janë: ndërkombëtarizimi dhe ngritja e kapaciteteve hulumtuese, duke qëndruar kështu si pikë reference për ekselencë, cilësi të lartë të studimeve dhe të praktikës klinike”, tha ajo.

Përkrahjen për projektin e shprehen edhe përfaqësuesit e institucioneve. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha që ministria që ai përfaqëson është jashtëzakonisht e interesuar që të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve në fushën e nanopartikulave në mënyrë që kjo të reflektojë në një përmirësim të tërësishëm të situatës në mjedis.

Rëndësinë e këtij projekti dhe përkrahjen në implementimin e tij e potencuan edhe zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Edona Maloku-Berdyna, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, znj. Liza Gashi.

Fjalë rasti në këtë event adresuan edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, shkëlqesia e tij Antonello de Riu dhe shefi i sektorit për bashkëpunim nga zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen.

Ndërkaq, ekipi i koordinatorëve të projektit nga universitetet partnere, i përbërë nga Driton Vllasaliu, nga Universiteti i Mbretit në Londër, Guissepe Danilo Norata dhe Giagiacomo Beretta nga Universiteti i Milanos, Michele Miragoli nga Universiteti i Parmës dhe Armond Daci nga Universiteti i Prishtinës, para të pranishmëve, prezantuan projektin.

Ata theksuan që nga ky projekt pritet të ngritën aftësitë hulumtuese laboratorike të studiuesve kosovarë, të rritet numri i partneriteteve me universitete evropiane, të avancojë aftësitë menaxhuese dhe administrative të stafit të UP-së, të ngre infrastrukturë moderne për hulumtim dhe të përfshijë studentët e të gjitha niveleve studimore në hulumtim.

Pas këtij takimi, është mbajtur punëtoria me profesorë dhe studentët, gjatë të cilës janë prezantuar më në detaje thirrjet dhe mundësitë në kuadër të projektit./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Policia ndalon një shtetas gjerman që hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

​Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Arrestohen dy persona në Prizren për fajde, dyshohet se i kërkonin viktimës 100% kamatë mujore

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me vlerë 15 mijë euro

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me vlerë 15 mijë euro

“Për hir të zotit të bëjmë diçka”, Rama e nis ditën me videon e fjalimit ku Trumpit i kërkoi reagim për Specialen

Për të tretën ditë radhazi mbahet seancë për sulmin në Banjskë

Për të tretën ditë radhazi mbahet seancë për sulmin në Banjskë

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Sot seanca për buxhetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën