TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lansohet fushata kundër të shtënave festive

by teve1
9 muaj ago
0
A A
Lansohet fushata kundër të shtënave festive

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka lansuar sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive, me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë.

Zëvendësministri në MPB, Blerim Gashani theksoi se parandalimi i përdorimit të armëve të paligjshme kërkon angazhim të përbashkët institucional dhe qytetar.

Ai shtoi se falë angazhimit të Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, është arritur një përparim i dukshëm në konfiskimin e armëve ilegale, duke ndikuar kështu në rritjen e sigurisë publike në vend.

“Në aspektin e parandalimit, përveç rolit kryesor të MPB-së dhe agjencive të saj përkatëse, sikur është Policia e Kosovës, shembull, është i domosdoshëm edhe angazhimi i fuqishëm i hisedarëve tjerë institucionalë shoqërisë civile, mediave dhe vetë e më së shumti qytetarëve. Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe qasjeve të koordinuara mund të shmangim pasoja të rënda që sjell posedimi i armeve të paligjshme, veprimet kriminale, keqpërdorimi i tyre e të shtënat festive për të cilat më së shumti flasim e për të cilat duhet të flasim e merremi edhe në muajt në vazhdim. Ky bashkëpunim është themeli i rritjes së sigurisë dhe mirëqenies së përbashkët të vendit tonë”, tha ai.

Ai tha se synojnë të parandalojnë keqpërdorimin e armëve të zjarrit.

“Qëllimi ynë është ngritja e vazhdueshme e nivelit të sigurisë në vend, duke garantuar jo vetëm rendin dhe qetësinë publike, por edhe përmirësimin e cilësisë së jetës për gjithë qytetarët. Falë angazhimit të palodhshëm dhe profesional të Policisë së Kosovës dhe mbështetjes së qëndrueshme nga partnerët ndërkombëtarë kemi arritur përparimet e dukshme në konfiskimin e armëve ilegale dhe municionit, gjë që ka ndiku drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë publike. Përmirësimi i perceptimit të qytetarëve për sigurinë është dëshmi e qartë e këtij suksesi dhe reflektim i bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, që mbetet partneri ynë më i çmuar në ndërtimin e një ambienti të sigurt e të qëndrueshëm… Kjo fushatë synon të parandalojë keqpërdorimin e armëve të zjarrit, të forcojë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe organeve të zbatimit”, ka thënë Gashani.

Në hapje të fushatës po ashtu mori pjesë edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Ëesterlund, përfaqësues të Policisë së Kosovës, institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Samjljaj: Aktgjykimi nuk i ra taman asnjërës parti, si duket vendi do të shkojë në zgjedhje

Live – Nis seanca konstituive e Kuvendit

Rreziku për zgjedhje të reja, deputetët të paktën 34 ditë kohë për marrëveshjet ndërkombëtare

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën