Në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryediplomati evropian, Josep Borrel dhe emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, raporton teve1.info
Ndërkaq, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes kanë shpërndarë statuse të njëjta në mbështetje të kryeministrit, Kurti “#meKryeministrin #RKS”.
Kujtojmë se Borrell ka mbajtur takime ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin, për të vazhduar më pas me atë trepalësh i cili ka nisur rreth orës 10:00.
Borrell para këtyre takimeve deklaroi se është urgjent një takim i tillë dhe se është nevoja për de-eskalimin e situatës së krijuar në veri.
Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale./teve1.info