Xhigoli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka thënë se çdo besimtarë mysliman i moshës së rritur duhet të agjëroj nga agimi deri në perëndim.
“Allahu na ka thirrë në Kuran dhe na ka bërë obligim agjërimin. Vet fjala agjërim dmth abstenim prej pijes, ushqimit prej agimit deri në perëndim të diellit. Me këtë agjërim është i obliguar çdo besimtarë mysliman i moshës së rritur që të agjëroj prej agimit deri në perëndim”, tha ai.
Ai ka treguar se cilët persona nuk e kanë për obligim që të agjërojnë.
“Është i obliguar agjërimi, mirëpo prej këtij obligimi kanë mundësi të largohen ata persona që janë të sëmurë, gratë që janë me gjidhënie sepse kur agjëron pakësohet ushqimi i fëmiut, po ashtu edhe gruaja që është shtatzënë, ngase mund ta dëmtojë edhe fetusin, gratë lehona dhe ato me cikël. Prandaj këta persona janë të liruar prej agjërimit, ndërsa kanë mundësi me kompensim pas një kohe”, tha Xhigoli. /teve1.info/