Sipas mediumit serb Pink, Vuçiq ka treguar gatishmërinë për të dhënë dorëheqje nëse dikush do ta udhëhiqte vendin më mirë.
“Zyrtarë individualë u përpoqën, siç e morëm vesh, të tregoheshin të zgjuar dhe të thoshin se nuk duhet të pranojmë negociata të mëtejshme me BE-në dhe SHBA-në”, ka deklaruar Vuçiq sipas mediumit serb.
“Nëse populli i refuzon negociatat dhe nëse dikush mendon se duhet ta shkatërrojmë vendin ekonomikisht, do t’ua lërë udhëheqjen atyre që janë më inteligjentë”, raporton mediumi ndër të tjera.