Përmes një postimi në Facebook, Shkelqim Pajazitaj është shprehur i zhgënjyer me Drejtësinë në Kosovë.
Ai iu drejtohet gjyqtarëve të Kosovës si “të pandershëm dhe të pamoralshëm”.
“Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë t’pandershëm e t’pamoralshëm. Kofsh e mallkume #DrejtesiaEKosoves”, ka shkruar Pajazitaj.
Sot Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, ka marrë vendim me të cilin ia ka ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës. /Teve1.info/