Sipas komunikatës, pasi iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore, i njëjti ka marrë tretman mjekësor në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare ku më pas ka ndërruar jetë.
Rasti sipas raportit policor është duke u hetuar.
“Rr.Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 16.09.2022 – 22:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore, ka marrë tretman mjekësor nga QKMF në Fushë Kosovë dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.